Maksim Ferra drejtor ekzekutiv i Unionit “Stop Krimit” thekson se si pas tij janë 9 mënyra që garantojnë me sukses dhe luftojnë terrorizmin, gjithashtu tregon shkaqet dhe motivet që shtyjnë disa për kryrjen e terrorizmit. Për të luftuar sa më mire këtë duhet të që të ketë harmonizim të ligjeve dhe jo emërime neopotike, thotë Ferra…
– Gjatë luftës kundër terrorizmit, së pari duhet të fillohet me të studiuarit dhe analizuarit e shkaktarëve dhe motiveve që po shtyjnë persona të caktuar për kryerjen e akteve terroriste. Duke studiuar dhe analizuar shkaktarët e terrorizmit, lehtësohet rruga e suksesit për parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni të tmerrshëm. Kjo ndodh për shakë se kompetentet e kësaj lufte, janë më mirë të informuar dhe më të kompletuar rreth problemit (terrorizmit) që do të ballafaqohen.
– Pasi që ditëve të sodit, motivi i terrorizmit lidhet shumë me fenë Islame (pa të drejt), domosdoshmërisht kësaj lufte duhet t’i prijnë hoxhallarët. Fakti që feja mbulon shumë anën shpirtërore të njeriut, ndihmon jashtëzakonisht shumë kontributi i hoxhallarëve si udhëheqës shpirtërore në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit. Bashkësitë islame duhet që të organizojnë trajnime me tema të terrorizmi. Në këtë mënyrë ju bëhet e qartë hoxhallarëve që Islami dhe terrorizmi janë dy koncepte që në asnjë element nuk përkojnë njëra me tjetrën. Gjatë trajnimeve, po ashtu duhet të ju bëhet e qartë hoxhallarëve se të kontribuosh në parandalimin apo luftimin e terrorizmit nuk je duke luftuar Islamin dhe të parandalosh apo luftosh terroristin nuk je duke luftuar myslimanin.
Duke u qartësuar këto dilema, që ndoshta mund të jenë prezentë në mendimet e disa hoxhallarëve, për arsye se ndoshta nuk i kanë njohurit e mjaftueshme se çfarë në të vërtet është terrorizmi, hoxhallarët do ta shfrytëzojnë gjithë potencialin e tyre që e posedojnë në parandalimin e terrorizmit dhe kjo do të ndikojë që rinia të mos bie prehë e mashtrimeve dhe manipulimeve, e të kryejnë akte terroriste në emër të fesë Islame. Po ashtu hoxhallarët dhe zyrtarët kompetent (polici, shërbimi inteligjent, etj.), duhet të bashkëpunojnë ngushtë ndërmjet vete, sepse hoxhallarët mund të vërejnë lëvizje dhe qëndrime të dyshimta brenda xhamive ku ata (hoxhallarët) janë duke shërbyer dhe kështu mund të jenë burim i jashtëzakonshëm i informacionit për të parandaluar ndonjë rast eventual të terrorizmit.
– Për arsye të ruajtjes së fëmijëve dhe të rinjve nga të rënit preh në mashtrime dhe manipulime, të cilat po bëhen në emër të fesë, në mënyrë të patjetërsueshme duhet që të diskutohet seriozisht futja e edukatës fetare nëpër shkolla. Edukimi fetar bëhet nga persona dhe programe të aprovuara dhe të kontrolluara nga shteti, e kësisoj edhe i mbyllet rruga ‘’edukimeve’’ të mbrapshta, mashtrimeve dhe manipulimeve.
– Për arsye të rrezikut që bartë me vete ky krim, domosdoshmërisht kjo detyrë (lufta kundër terrorizmit) duhet t’i besohet personave me etikë të lartë profesionale, me arsimim adekuat, si dhe profesionalisht të aftë në kryerjen e detyrave kundër këtij krimi (terrorizmit). Assesi punësimet në institucionet të cilat janë kompetente për ta luftuar terrorizmin, nuk duhet të bëhen në bazë të nepotizmit apo në bazë partiake. Zyrtarët të cilët nuk janë në nivel të duhur moral, profesional dhe arsimor, janë më të dëmshëm se sa të dobishëm në luftën kundër terrorizmit. Vetëm njëherë apo një rast nëse zyrtarët kompetent për luftimin e terrorizmit, e tolerojnë, qoftë nga korrupsioni, neglizhenca apo nga mosdija, mund të kushtoj me numër jashtëzakonisht të madh të viktimave.
– Duhet të bashkëpunohet dhe të shkëmbehen përvojat nga të gjithë personat dhe institucionet kompetente në këtë luftë, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtarë. Me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore dhe me bashkëpunime ndërinstitucionale, shtohen aftësitë profesionale në luftimin e terrorizmit. Përvojat e reja, përpos që kursejnë kohë, shpeshherë mund që të ndihmojnë për të parandaluar ndonjë akt terrorist shpejt dhe lehtë.
– Mediat, gjatë publikimit të lajmeve, që kanë të bëjë me aktet terroriste, duhet të tregohen më të kujdesshme. Sepse qëllimi kyç i organizatave terroriste është që nëpërmjet mediave të përçojnë mesazhin e frikës tek shoqëria e shteti dhe kështu t’i bëjnë të nënshtruar dhe të dorëzuar ndaj kërkesave të tyre qeveritë. Mediat duhet me maturi të raportojnë apo publikojnë lajme që lidhen me terrorizmin, sepse organizatat terroriste nuk e konsiderojnë të përfunduar aktin terrorist që nuk është publikuar në media, qoftë edhe nëse nga ai akt ka pasur shumë viktima. Poqë se mediat nuk veprojnë me maturi, atëherë me të drejt shtrohet pyetja, se kush po e fillon aktin terrorist dhe kush po e mbaron atë.
– Institucionet kompetente, duhet t’i kushtojnë kujdes të shtuar kontrollimit të internetit dhe të ketë një lloj censure të arsyeshme, sepse interneti është bërë burim shumë i rrezikshëm i propagandimeve dhe mashtrimeve për të rinjtë, për motivimin e tyre për t’u futur në organizata të dyshimta dhe për të kryer akte terroriste.
– Në emër të luftës kundër terrorizmit, të kihet kujdes që mos të shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, por të hartohen politika, strategji dhe plane operative të cilat kanë të bëjë vetëm me luftën kundër terrorizmit, sepse terroristët mund ta shfrytëzojnë si argument shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të bindin shumë të rijnë që të futen në radhët e tyre dhe të kryejnë akte terroriste në emër të padrejtësive apo shkeljes së të drejtave të njeriut.
– Që të luftohet dhe të ketë sukses në luftën kundër terrorizmit kombëtarë dhe ndërkombëtar, domosdoshmërisht duhet të bëhen harmonizimet e ligjeve nacionale me ato ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit. Ka raste kur dy ligje të dy shteteve bien në kundërshtim me njëri-tjetrin, sepse në njërin ligj parashihet terroristi si terrorist dhe e dënon atë dhe tjetri e konsideron si luftëtarë të lirisë dhe e dekoron apo e shpërblen. Kështu, mund të ketë pasoja të mëdha në luftën kundër terrorizmit kombëtarë dhe ndërkombëtar…
Identifikimimi i cilësdo fe a ideologji me terrorizmin është një qëndrim tërësisht i gabuar.
Ai që kurdis bomba dhe vret njerëz të pafajshëm, thjesht është një kriminel. islami padrejtësisht po identifikohet me terrorizmin.
Po ashtu, terrorizmin nuk mund ta quajmë as “katolik”, edhe pse, të përkujtojmë, të gjithë pjesëtarët e IRA-s, e cila me dekada shkaktoi aq shumë frikë e tmerr, ishin katolikë. Euskadi Ta Askatasuna (Baskia dhe Liria) që në botën e terrorizmit njihet si ETA, nuk ka kurrfarë lidhje me islamin, sepse anëtarët e saj, po ashtu janë të krishterë.
Maksim Ferra* është drejtor ekzekutiv i Unionit “Stop Krimit”