ZGJIDHJA për rritjen e çmimit të ujit: Qytetarët të çohen kundër politikanëve të korruptuar

958

Partia ZGJIDHJA ka bërë thirrje që qytetarët të çohen në këmbë në lidhje me vendimin e Bashkisë së Tiranës për rritje të çmimit të ujit.

Njoftimi i plotë i partisë ZGJIDHJA:

ZGJIDHJA për qytetarët! Të gjithë në këmbë ju çohuni!

PS me ndihmën e dy këshilltarëve të LSI-së e rritën në mënyrë drastike çmimin e ujit. Tani UKT do marrë 120 milionë euro borxhe. Si fillim, shuma prej 25 milionë euro do shkojë në xhepat e atyre që rritën çmimin e ujit.  Pyetini sipërmarrësit dhe kontraktorët e punëve publike në Tirane e gjetkë: pa parapaguar të paktën 20% të vlerës te projektit, nuk fitojnë dot asnjë punë.

ZGJIDHJA e denoncoi planin për rritjen e çmimit të ujit. Ky është plan i politikanëve për të vjedhur popullin e thjeshtë. ZGJIDHJA do qëndrojë në krye të rezistencës së qytetarëve. Ajo nuk do pajtohet asnjëherë me këtë vepër të ulët e të pabesë. ZGJIDHJA fton të gjithë qytetarët të mos e konsiderojnë të mbyllur çështjen e rritjes së çmimit të ujit dhe të organizohen për ta rrëzuar këtë vendim të bashkisë së Tiranës.  Sa më i shtypur e i varfër populli, aq më e lumtur kasta sunduese e pashpirt dhe e korruptuar! Kemi vetëm një rrugë: të çohemi të gjithë në këmbë dhe të kundërshtojmë!

ZGJIDHJApërQytetarët

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: