Nuk është hera e parë që emri i tij del në skenë, madje që në kohët kur Peter Olainka luante për Skënderbeun, shumë specialistë vendës e patën menduar dhe propozuar një ide të tillë: nigeriani duhej pajisur me pasaportë shqiptare dhe të përfaqësonte Kombëtaren kuqezi.
Më pas kjo ide ra në harresë me kalimin e Olainkës fillimisht në kampionatin belg dhe tani në atë çek, por idenë e nigerianit me fanellën kuqezi, tashmë e risjellin mediat afrikane. “Brila.net”, portal nigerian, pohon se është reale mundësia që sulmuesi i Sllavias së Pragës të zgjedhë të luajë për Shqipërinë.
Olainka u aktivizua për 4 sezone në kampionatin shqiptar, fillimisht me Bylisin e më pas me Skënderbeun, për të kaluar më pas Gent dhe pas huazimeve te Dukla dhe Zulte, ka gjetur një ecuri mjaft të mirë te Sllavia e Pragës, ku u aktivizua dhe në sfidën e fundit ndaj Çelsit në Ligën e Europës.
(Balkanweb)