Roland BADENI / Të gjithë ne e ndjejmë peshën e tij dhe askush nuk e mohon dot që ka ndikime, nga shtysat që jep familja, nga ato që jep rrethi shoqëror. Mentaliteti është dhe mbetet pashaporta e shoqërisë, ajo ç’ka e bën të dallohet nga një tjetër, shumë e vështire për t’u ndrruar, nganjëherë mbytës dhe vrasës.
Disa….
- Ç’do gjë ta gjejmë gati, po pati mundësi të shfrytëzojmë tjetrin.
- Nëse dikush ka ose di më tepër se ne, i urojmë të mos ketë, dhe ta shohim më poshtë se vetja jonë.
- Kërkojmë të kemi më shumë se ç’kemi në realit mundësinë të japim.
- Rruga më e lehtë e suksesit, fallcifikimi, mburrja, shfrytëzimi i postit, si dhe shoqëria me interes.
- Kundërshtojmë çdo gjë për të mësuar nga tjetri (në heshtje) të vërtetën.
- Spiunojmë njeri-tjetrin, thjeshtë për hob.
Mentalitete të zymta që kanë degraduar deri në krim, ku shquhen nga abuzimi, mos përfillja, që s’kanë as edhe një lloj vlere morale, ku nuk përfshihen në asnjë lloj ideologjie.
Një mentalitet i zymtë, që herë pas here ngre kokën sipas situatave jo të favorshme partiake, që janë vetëm një garë për fitim personal, familjar, klanor,që është kthyer në pengesë, barrierë për qarkullimin e elitave progresive, që janë mbartëse të progresit në vend.
Ky mentalitet që është sot të mbyt…