Meteorologu Sakis Arnautoglou: Një valë e rrezikshme të nxehti po vjen në Evropë

Aktualitet

Është e mundur që të thyhen disa rekorde të nxehtësisë, ndërsa vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet grupeve me sëmundje të ndryshme.

Një valë e re vapë do të “vizitojë” shumë vende europiane në fund të javës, ndërsa në Greqi pritet të mbërrijë në dhjetëditëshin e fundit të korrikut, thekson në postimin e tij në Facebook, Sakis Arnautoglou.

Siç thekson meteorologu, fenomeni do të jetë potencialisht i rrezikshëm për grupet vulnerabël, ndërsa do të thyhen disa rekorde të nxehtësisë.

Megjithatë, deri atëherë temperatura do të mbahet në “nivele të këndshme”.

Shihni postimin e plotë të Sakis Arnautoglou:

“Miq!

E rrezikshme, sidomos për grupet vulnerabël të popullsisë, në fund të javës pritet një valë të nxehti në shumë vende të Evropës Perëndimore dhe Qendrore me mundësi që të thyhen disa rekorde të të nxehtit!!

Në Gfreqi tentakulat e saj duket se sipas të dhënave të fundit të parashikimit do të ndjehen kryesisht gjatë dhjetëditëshit të tretë të korrikut pasi deri atëherë temperaturat do të ruhen në nivele relativisht të këndshme për sezonin në shumicën e zonave!

Për çdo gjë të re do të ketë një përditësim përmes faqes sime në facebook këtu:
https://www.facebook.com/SakisArnaoutoglouParashikimet
Ju sinqerisht
Sakis Arnautoglou”