Mininistri Kostas Tsiaras: Nenet e Kodit të ri Penal do të shfuqizohen

Greqi

Athinë/ Ende pa u tharë mire boja në gazetën zyrtare te qeverisë Tsipras për disa ndryshime në nenet e Kodit Penal, ministri i drejtësisë Kostas Tsaras, i sapo emëruar në një intervistë për televizionin ANT ne emisionin e mëngjesit “Kalimera Elada”, tha se do të shfuqizonte disa nene të Kodit te ri Penal të miratuar një muaj më pare nga qeveria Tsipras.

Ishin premtimet e opozitës së asaj kohe e cila sot i bën realitet tha ministry Kostas Tsiaras, duke shtuar se:

“Duhet të bëjmë shumë punë, ne do të kryejmë të gjitha premtimet parazgjedhore që kemi thënë, në Kodin Penal ka nene me të cilët ne jemi krejtësisht të kundërta. Nuk ishte e drejtë të kalonim Kodin Penal nga qeveria që po largohej dy ditë përpara njoftimit të zgjedhjeve, ne do të ndryshojmë nenet për të cilët ne jemi plotësisht të kundërshtueshëm drejtpërdrejt”.

Ende pa filluar mirë zbatimi i Kodit të ri Penal, ku shumë te dënuar fitonin lirinë nga zbatimi i tij, sot ministri aktual i qeverisë Demokracia e Re, njofton për shfuqizimin e këtij ndryshimi duke ngrirë proçedurat e filluara nga avokatët.

Për ndryshimin e Kodit te ri Penal te denuarit kishin filluan greven e urisë, duke detyruar qeverinë e mëparshme ta miratonte atë në Parlament. Kujtojmë se ndryshimet e bëra nga qeveria e mëparshme në disa nene të Kodit Penal 4619/2019 (Ratifikimi i Kodit Penal) dhe 4620/2019 (Ratifikimi i Kodit të Procedurës Penale) janë botuar në Gazetën Qeveritare. Nenet e reja hynë në fuqi më 1 korrik 2019 dhe kodet e mëparshme do të pushojnë së zbatuari. Në burgjet e Greqisë ndodhen rreth 1700 shqiptarë ku një pjesë e tyre të dënuar me pak se 14-15 vite fitonin lirine…