Mitsotakis për Turqinë: Gjeografia nuk ndryshon kur dikush përpiqet të falsifikojë hartat (video)

Greqi

Qëllimi ynë mbetet bota perëndimore dhe busulla jonë është e drejta ndërkombëtare dhe demokracia”, theksoi kryeministri në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PD.

Kjo është arsyeja pse në Ukrainë ne jemi me mbrojtësin. Ne i rezistojmë shkeljes së kufijve dhe ringjalljes së vizioneve perandorake që disa ndoshta me dëshirë do të donin t’i imitonin në gjitonin tonë. Këto kërcënime të paprecedentë po përplasen në vijat tona të kuqe”, theksoi Kyriakos Mitsotakis.

Duke iu referuar provokimit turk, ai tha se ne e kemi bërë të qartë se kufijtë tanë janë blu dhe jo gri. “Ne gjithashtu duam qiellin e kaltër në marrëdhëniet tona me fqinjët tanë. Unë jam optimist se helmi nuk arrin tek njerëzit tanë, sepse ata e dinë se gjeografia nuk ndryshon kur dikush përpiqet të falsifikojë hartat dhe se historia nuk rishkruhet me fishekzjarre. Ne presim që ana tjetër e Egjeut të kthehet në rrugën e arsyes dhe paqes”.