NË 12 MUAJ, 128 GAZETARË TË VRARË NË LUFTËN IZRAEL- HAMAS

Bota

Viti më vdekjeprurës për gazetarët e regjistruar  – Izraeli nuk mund të garantojë sigurinë e gazetarëve në “zonën ushtarake aktive”

Viti që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në Gaza më 7 tetor 2023, ka qenë më vdekjeprurës për punonjësit e medias që kur shumica e organizatave të gazetarisë dhe lirisë së shtypit filluan të gjurmojnë vdekjet e gazetarëve në konflikte.

Të hënën, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dhe Reporterët pa Kufij (RSF) thanë se të paktën 128 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës, pothuajse të gjithë punonjës të medias palestineze në Gaza që kanë vdekur si pasojë sulmet ajrore.

Disa nga gazetarët vdiqën teksa mbanin veshje mbrojtëse që i identifikonin ata si anëtarë të shtypit, thekson CNN. Shumë organizata lajmesh dhe grupe të shtypit të lirë kanë akuzuar ushtrinë izraelite për shënjestrimin e qëllimshëm të gazetarëve.