Në ambasadën shqiptare në Greqi duhet revolucion, pastrim dhe jo thjesht rokade partiake.

Aktualitet

Ka vite qe kjo përfaqësi po lëngon duke mos patur asgjë të përbashkët me të kaluarën. Nepotizmi familjar ka ndikuar ne përkeqësimin e gjëndjes të kësaj përfaqësie duke humbur çdo gjë dhe më atë elementare. Dikur nje ambasador thyhen pllakën e mermerit sepse paraardhesi i tij e kishte vendosur me një mbishkrim se, kjo godinë është blerë me mundin dhe djersën e emigranteve. Sikur te mos mjaftonte po ky heq portretin e Skenderbeut dhe te Nënë Terezes dhe vendos te tijën.

Pasardhesi i tij vendos një bangomat brenda godines për lehtësimin e pagesave te tarifave për emigrantët, por më pas vidhet. Asnjë hetim ky problem mbyllet brenda për brenda. Gjatë kësaj kohe te shkurter ndërtohet një vilë në një ishull të Greqisë, ku më parë një punonjëse kishte ndërtuar edhe kjo ne periferise së Athinës një shtëpi të sajën.

Sot hipotamët dhe luaneshat që drejtojnë këtë institucion e që lundrojnë në ujrat e ndotura, kanë larguar nga detyra policin e kontaktit ( përfaqesuesin e policise shqiptare) pranë këtij institucioni. Ka mbi një vit që ende nuk është zevendësuar. Por…

Më e keqja e të këqijave është se sot hipotamët me në krye luaneshën, kusherirën e ministrit Bushati e kanë kthyer ne Gestapo dhe në një celulë partiake. Në sallonin e pritjes në kundërshtim me çdo ligj janë gjetur policë grekë, në një kohë që ndalohen gazetare që kërkojnë të bëjnë punën e tyre.

Janë këta hipotamë me kuptimin e plotë te fjalës që pengojnë zbardhjen e vrasjeve te emigranteve, vdekjet e tyre ne burgjet greke, keqtrajtimet e tyre nga policët etj.

Ka ardhur koha që shteti shqiptar të filloj hetimet për te spastruar një herë e përgjithmonë që kjo përfaqësi të ketë në krye njerëz me dinjitet dhe karakter dhe dipllomate kariere dhe mjaft me militante partie. Duhet revolucion dhe jo thjesht rokade partiake