Një flakë gjigante në sistemin diellor, ekspertët kërkojnë burimin ( Foto)

Shkencë

Shkencëtarët po kërkojnë burimin e një flake gjigante në sistemin tonë diellor, me shpresën se kjo do të ndihmojë të kuptohen më mirë shpërthimet e rrezeve gama, që konsiderohen dhe shpërthimet më të fuqishme në univers.

Toka përballet rregullisht, në mos cdo ditë me shpërthime të buta e afatshkurtra të rrezeve gama. Por ato të mëdhatë, e që mund të lëshojnë një nivel të jashtëzakonshëm energjie, janë shumë më të rralla. Në Nature of Astronomy, hulumtuesit raportojnë se flaka e vënë re së fundi duket se ka ardhur nga një yll i pazakontë neutron dhe mjaft i fuqishëm i njohur si magnetar.

“Dielli ynë është një yll shumë i zakonshëm. Kur të vdesë, ai do të bëhet më i madh dhe do të kthehet në një gjigant të kuq, e në fund do të shndërrohet në një xhuxh të vogël të bardhë. Por për yjet që  janë shumë më masivë sesa dielli, fundi është krejt ndryshe”, shkruajnë shkencëtarët. Në vend të kësaj, yje të tilla shpërthejnë në një supernova, dhe në fund lënë pas një yll neutron, të vogël por kaq të ngjeshur sa një lugë e tij do të peshonte disa tonë. Pikërisht këto yje janë origjina e shpërthimeve më të fuqishme në univers, që mbërrijnë tek ne si lajmëtarë të kohërave kur kozmosi ishte në një gjendje shumë më të re.

Top Channel