Siguria e aeroportit “Eleftherios Venizelos” në Athinë ka mbetur pa fjalë kur ka gjetur një pasagjer egjiptian në një fluturim nga Kajro në Stamboll, nëpërmjet Athinës, me një shumë të madhe parash.
Konkretisht, në një valixhe – bagazh dore, të cilën ai e mbante, rentgeni zbuloi 630 mijë dollarë amerikanë, 160 mijë e 300 euro dhe 233 mijë e 650 rijalë të Arabisë Saudite. Domethënë gjithsej 850 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.
Shumat janë konfiskuar nga Dogana e Aeroportit dhe sipas medive greke ai është dënuar me 215 mijë euro gjobë.