Nostalgji, për Dibrën, me Dibranët!

Opinion

Alban DACI  /  Nga Dibra kam ikur në moshën 13 vjeç! Dëftesa e fundit që kam marrë nga shkolla e Sllovës është krejt me nota dhjeta. Këtë rrugë vazhdova në Tiranë e pastaj në Itali!

Për familjen time nuk është nevoja të flas une, sepse ajo ka një histori aq krenare e të ndershme që e njeh çdo Dibranë. Lidhjen time fizike e shpirtërore me Dibrën e kam pasur dhe e kam të fortë!  Kudo këtë lidhje e kam prezantuar si model krenarie edhe në Universitetet Europiane…

Lidhja e familjes time me dijen Europiane është e kahershme dhe ka vazhduar me sukses deri tek unë. Kalit i kam hipur që në moshën gjashtë vjeç, e ka kalëruar në çdo lëndinë, rrugë, rrugicë e kjo më bën të kem një lidhje e një njohje të madhe me territorin. Di edhe gurët si janë vendosur nëpër rrugë për të shpëtuar nga balta. Di ku janë ferrat, kanalet dhe mund të ec edhe natën pa drite.

Di problemet e familjeve që jetojnë atje, sakrificat e tyre, hallet e përditshme.

Di të kosis jonxhën me kosë, të ngjitem në pemë e mbledh qershitë vetëm aty ku qendron zogu, di të bej tani bilbil me drurin e arrës, të ngarkoj kalin me dru. Lidhja ime me Dibrën është e fortë e kjo ka vazhduar edhe me miqësitë që kam bërë, duke vazhduar të mos largohem nga Dibra.

Po ashtu, në zgjedhjet për pushtet vendor isha në Diber, në zonat e mia dhe u ula me ta gjunjë më gjunjë siç kemi bërë gjithmone. Bisedova me ta dhe pash se asgjë nuk kishte ndryshuar. Gjerat ishin siç i kam lënë, problemet me dritat, rrugët, asistencat sociale, papunësinë, bujqësinë e lënë pas dore, shërbimi shendetësor katastrofë.

Ata, më pritën me plote respekt e entuziazem. Të gjithe me njihnin dhe me kishin ndjekur në çdo hap timin që kam bërë, që kur jam larguar. Dibren e kam pasur në mendje e ndoshta është momenti që të angazhohen për “Dibrën, me Dibranët”!

Nga Alban Daci