OBSH : Në shtatë vite, 68.5 milionë refugjatë janë larguar me forcë nga atdheu i tyre

Bota

Organizata Botërore e Shendetësisë tha të martën se ndërmjet 2000 dhe 2017, numri i emigrantëve u rrit nga 173 milion në 258 milionë, një rritje prej 85 milion njerëz. Për momentin, 68.5 milionë njerëz janë zhvendosur me forcë nga atdheu i tyre, numri më i madh i tyre, me 25.4 milionë njerëz që kanë statusin e refugjatëve. Ka gjithashtu 760 milionë njerëz që janë zhvendosur brenda vendit të tyre.

Në 2017, emigrantët përbënin 3.4 përqind të popullsisë së botës. Në vitin 2000, kjo shifër ishte 2.8 përqind.