OKB : 22.5 miliardë dollarë për programet e saj të ndihmës për 2018

Bota Lajme

“Konfliktet, sidomos krizat e zgjatura, janë ende burimi kryesor i nevojave për vitin 2018,” shpjegoi Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm

OKB-ja bëri thirrje sot për një rekord prej 22.5 miliardë dollarë (18.9 miliardë euro) për të mbështetur njerëz të prekur nga përplasjet dhe fatkeqësitë në mbarë botën.

Në vitin 2018, një numër më i madh njerëzish se kurrë më parë do të kemi nevojë për ndihmën tonë. 136 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë humanitare në 26 vende, 5% më shumë se këtë vit.

OKB-ja nuk mund të ndihmojë të gjithë, kryesisht për arsye sigurie, por në disa raste për shkak të mungesës së bashkëpunimit me autoritetet apo palët e tjera të përfshira në konflikt. Bazuar në planet e tij, agjencia do të sigurojë ndihmë dhe mbrojtje vetëm për 91 milionë njerëz.

Nga 22.5 miliardë të kërkuar nga OKB, 7.66 miliardë janë të destinuara për krizën siriane, e cila ka qenë prioritet i parë i organizatës që nga viti 2011. Do të ndahet brenda vendit, ku 11.2 milionë njerëz do të marrin ndihmë, dhe jashtë vendit për 5.2 milion refugjatë dhe vendet pritëse.

Prioriteti i dytë është Jemeni, i cili goditet nga kriza më e keqe humanitare në botë. OKB bën thirrje për 2.5 miliardë dollarë (një rritje prej 7% gjatë vitit të kaluar) për të ndihmuar 10.8 milionë njerëz të prekshëm, domethënë pak më pak se gjysma e popullsisë së vendit.

OKB vlerëson se në disa vende nevojat humanitare do të bien, por do të mbeten të rëndësishme, si në Afganistan, Etiopi, Irak, Mali dhe Ukrainë. Përkundrazi, nevojat do të rriten “ndjeshëm” në Burundi, Kamerun, Libi, Republikën Demokratike të Kongos, Somali dhe Sudan.

Në lidhje me fatkeqësitë, OKB vlerëson se thatësira, përmbytjet, uraganet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore do të krijojnë nevoja humanitare. Disa ekspertë parashikojnë një rrezik në rritje të tërmetit në vitin 2018, thekson OKB-ja