Rreth 18,000 emigrantë ilegal kanë ardhur në Evropë në rruge tokësore që nga janari, shtatë herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha sot OKB-ja, duke specifikuar se rruga më e përdorur është Turqia per ne drejtim te Greqise.
Sipas statistikave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), të paktën një e pesta e emigrantëve ilegal që vijnë në Evropë mbërrijnë nga toka.
“17,966 të ardhur nepermjet rruges tokesore në Evropë nga janari deri në fillim të shtatorit 2018 janë shtatë herë më të larta se 2,464 të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha IOM në një deklaratë Sipas IOM, rreth 74,500 emigrantë mbërritën në Evropë nepermjet Mesdheut nga fillimi i vitit, krahasuar me pothuajse 129,000 vitin e kaluar.
Turqia dhe Greqia rruga per në Evropë
Sipas agjensisë së OKB-së, rruga per emigrantet ilegal është nga Turqia per në Greqi, ku autoritetet regjistruan gjithsej 12,166 të ardhur nga toka që nga fillimi i vitit. Për krahasim, Greqia kishte regjistruar rreth 5,550 të ardhurish nga toka gjatë gjithë vitit 2017. Rreth 50% e atyre që vijnë në Greqi janë sirianë, irakianë dhe afganë, sipas IOM.