Paprecedente dhe neveri : Shqiptari 90% invalid me mpiksje gjaku në kokë, ka mbi një muaj që mbahet në birucë

213

Çpo ndodh sot me këtë njeri që edhe pse I sëmurë po mbahet në birucë për më shumë se një muaj. Mos vallë duhet që të vdesë ky shqiptar?

Eduart Dërka ose Kingg Edbi lindi me 17. 06. 1986 në Lushnjë.

Sot nuk do flasim për karrierën e tij artistike, por do flasim për problemet tepër emergjente që po i ndodhin ne jetën e tij.

Ai i burgos në vitin 2017 me akuzën për grabitje me dhunë, por që sot akoma kerkon rihapjen e çështjes për gjykim.

Pas transferimit të tij nga burgu Koridallos për në atë të Patrës, ka mbi një muaj që po mbahet në birucë, duke mos u marr në konsiderate problemet shendetësore, pasi vuan nga një mpiksja e gjakut në kokë. Problemi I tij është bërë i njohur në mediat shqiptare.

Për këtë është venë në dijeni edhe ambasada shqiptare ne Athinë që nga ana e saj ka bere kërkesa të një pasnjëshme për një takim me të. Por deri më sot edhe pse kanë kaluar tre muaj kërkesa mbetet e tillë.

Pak kohë më pare Eduarti filloi grevën e urisë por që më pas u ndërpreh mbas nderhyrrjes se ambasades sonë në Athinë.

Askush nuk e di të vertetën përse ai mbahet në birucë për një kohë kaq të gjatë, këtë e dine vetëm autoritet e burgut.

Sot biseduam me te villain e tij ne Athinë ku u shpreh se gjendja e tij shendetesore nuk ben qe ai te jetoj në birucë për një kohë kaq të gjatë dhe kerkon ndërhyrrjen e institucioneve shqiptare.

Dikush duhet te jape alarmin që të most ë kemi akoma te vdekur te tjerë në burgjet e ketij vendi pasi nuk janë të pakët ata që kanë humbur jeten. Shteti shqiptar duhet të ndërhyjë sa nuk është vonë.

Po në këtë burg një tjetër shqiptar po vuan ende dënimin ku duhej te ishte liruar në janar. Ai eshte 45-vjeçari kuksian Afrim Rexha, I cili po mbahet mbi 6 muaj nga dita që duhej te ishte liruar. Nga biseda me avokatin e tij ai duhej te ishte I lire.

Edhe ne nga ana jonë sëbashku për këto dy raste sëbashku me avokatin Artan Gjuzi para një javë bëmë një kërkesë për të takuar keta dy shqiptarë, pas një bisedë të bërë më parë sekretaren e burgut të Patres.