Komuniteti shqiptar është një komunitet i cili është përshtatur plotësisht në shoqërinë greke.
Kandidate për deputet me SIRIZA AP
Sektori Verior i Athinës (Β1)
Profesioniste e lirë
Por për 30 vjet tashmë përjeton padrejtësinë, margjinalizimin dhe stigmatizimin. Shteti grek, i cili duhet të tregojë drejtësi kudo, duhet të marrë parasysh dhe të përfshijë të drejtat e një komuniteti që është pjesë e shoqërisë së tij.
Brezi i parë që erdhi në Greqi për një të ardhme më të mirë, pasi ka punuar për shumë vite në kushte shumë të vështira, duhet t’i njihet e drejta e pensionit me kontribute sigurimi nga të dy shtetet.
Ligji Voridis është një padrejtësi ndaj anëtarëve të Komunitetit.
Për këtë duhet të rikthehet ligji 3838/10. Thjeshtimi i rinovimit të lejes së qëndrimit është gur themeli për jetën e anëtarëve të Komunitetit Shqiptar.
Leja e qëndrimit 10-vjeçare është e padrejtë. Duhet të jetë në 3 vjet, dhe më pas, siç e përcakton Bashkimi Evropian, t’ju jepet e drejta e përfitimit të shtetësisë greke duke hequr provimet e mundimshme që duhet të kalojnë anëtarët e Komunitetit.
Gjithashtu, fëmijët e lindur në Greqi duhet të fitojnë shtetësinë greke direkt me lindjen e tyre. Duke qenë se Greqia është një vend me tokë pjellore, por edhe me një ekonomi turistike në rritje, krijohet një kërkesë e madhe pune për punëtorë sezonalë. Dhe këtu fillon pjesa e vështirë, duke ditur që ka mungesë të fuqisë punëtore.
Për këtë arsye, procedurat e legalizimit të punonjësve sezonalë duhet të thjeshtohen.
Vendet tona kufizohen me njëra-tjetrën dhe lidhjet që njerëzit duan të mbajnë me vendin e origjinës janë të pathyeshme. Por vuajtja e njerëzve në kontrollet kufitare dhe sjellja e zyrtarëve dhe organeve te shtetit është një çështje që kërkon zgjidhje.
Së pari për arsye themeltare humanitare dhe së dyti për të qenë korrekt me principet dhe rregullat evropiane. Për shkak se në çdo shoqëri ka njerëz në nevojë që jeta u ka treguar një fytyrë më të ashpër, ndihmat sociale të aftësisë së kufizuar janë jetike për jetën e tyre të përditshme.
Është vërtet e vështirë të jesh emigrant në një vend të huaj por është akoma më e vështirë të luftosh çdo ditë me nevojat e tua të veçanta. Një fushë shumë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore janë doket, zakonet dhe traditat e një populli.
Komuniteti Shqiptar, 30 vjet pas valës së parë të madhe të emigracionit dhe krijimit të një jete të re këtu, por duke ruajtur dhe nderuar origjinën e tyre, duhet të ketë të drejtën të ndërtojë qendra kulturore në qytetet e mëdha dhe aty të mund të ketë biblioteka për të rritur dhe të vegjël.
Së fundi, nëpër shkolla mundet të jepet mundësia për ata fëmijë që dëshirojnë, të zgjedhin të mësojnë në gjuhën e prindërve të tyre.
Të gjitha pikat e mësipërme nuk janë dëshira të një grupi njerëzish por kërkesa të një shoqërie që jeton dhe punon në Greqi e cila kontribuon në ekonominë greke.
Të gjitha të mësipërmet janë përpjekjet e një Komuniteti për të ruajtur dinjitetin e tij dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut nga një shtet ligjor.
Kush është kandidatja Klio Anguraki ?
Vjen nga një familje mësuesish dhe me origjinë nga Vianno, Iraklio, Kretë, jeton në Marusi tridhjetë e katër vjet dhe është nënë e dy vajzave.
Ka studiuar për Komunikim, Media, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Evropiane në Universitetin Kombëtar Kapodhistria në Athinë dhe në Universitetin Pandio për të cilat disponon titullin e studimeve pasuniversitare Master.
Ajo drejton biznesin e saj në fushën e dixhitalizimit të ekspozitave, konferencave dhe evenimenteve (expodata.gr) që nga viti 2005. Vitet e fundit merret edhe me sektorin e hotelerisë.
Është anëtare e Komitetit të evenimenteve të Unionit Pankretan dhe flet anglisht dhe italisht.
Nisur nga synimi i saj i sinqertë për punë domethënëse, veçanërisht në fushën e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në të cilën ka përvojë shumëvjeçare dhe me një vizion për një shoqëri demokratike me drejtësi kudo, përfaqëson denjësisht profesionistët e pavarur, të vetëpunësuarit dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Ajo ka qenë: • Zv. Koordinatore e Njësisë Organizative të Marusi-t Perëndimor
• Anëtare e Komisionit Prefektural të Athinës së Veriut,
• Anëtare e Sekretariatit të Departamentit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të SIRIZA-AP.
Kandidate për deputet me SIRIZA AP
Sektori Verior i Athinës (Β1)
Profesioniste e lirë