Për Shqipërinë emigrantët nuk egzistojnë

Aktualitet Kryesore

Pak ditë më pare televizioni News 24 ka zhvilluar një bisedë me z. Astrtit Kosturi, kreun e Lëvizjes për Drejtësi të Shqiptarëve lidhur me emigracionin shqiptar. Portali focus news.al pasqyron pjesën e pare të kësaj interviste në mbështetje të kësaj lëvizje popullore.

 

Si lindi kjo lëvizje ?

Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve është një subjekt politik.  Është një lëvizje popullore dhe politike e nisur këtu katër vite e gjysëm më pare, ku më 20 Maj të 2015 mbush 5 vjet. Lindi si rezultat i kësaj situate të zymtë ku ndigjohej vetëm retorika, kun ë Shqipëri vijnë dhe ikin zyrtarë dhe mbetin të kënaqur madje dhe fatkeqësisht jeta e shqiptarve vështirësohet. Pra lindi si rezultat i kësaj situate, por edhe si rezultat i një refuzimi, kundërshtim nëpërmjet një programi ndryshe politik, të cilën ne do të kishim dëshirë që të sfidonim të gjitha forcat politike ta bënim prezentë. Po në kushtet aktuale që jemi në këtë program jemi duke ja u paraqitur njerëzve në gjithë Shqipërinë, madje tashmë ka kaluar edhe kufijtë, si dhe kudo ka shqiptarë në emigracion. Pra kjo është Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, një lëvizje që kërkon drejtësi shoqërore, barazi dhe dinjitet njerëzor.

Pam dhe po shohim vazhdimisht pamje kemi mundur të shohim edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Ju veçanërisht gjatë kësaj periudhe kini pasur takim intensive, por jo vetëm gjatë kësaj periudhe me emigrantët jo vetëm në Greqi, por edhe në itali e Gjermani dhe vënde të tjera. Çfarë ju lidh ju me emigrantët dhe cilat kanë qenë ato problematikat që ju kini hasur?

Takimet tona me emigrantët nuk janë vetëm këto ditë, nuk janë me fushatë, por takimet dhe komunikimi, bashkëpunimi me emigrantët është i vazhdueshëm, është i përditshëm, sepse ata janë pjesë e kësaj lëvizje. Ashtu siç emigrantët janë një e treat e shqiptarëve, ata duhet të jenë presence në të gjithat lëvizjet, do të jenë presence në administratën shtetërore, do të jenë presence në Parlamentin Shqiptar dhe madje me këto raporte. Gati gjysma e shqiptarëve e kanë provuar emigracionin, por emigrantë permanent Shqipëria ka më shumë se çdo vend i botës, ka gati një të tretën. Këta njerëz tashmë nuk llogariten fare nga politika shqiptare nga politika e 24 viteve. Kjo është vërtetë dramë. Ka drama të i paimagjinueshme, të cilat do t’i kishin zili edhe filmat e Hollivudit, por krahas kësaj drame ata jetojnë edhe dramën e fyerjes, dramën e nëpërkëmbjes, ose të harresës.në listat e politikanëve shqiptarë emigrantët nuk ekzistojnë. Ata ekzistojnë vetëm si një mall e eksportuar jashtë vendit. Dhe gjatë 25 viteve emigrantët janë pare vetëm si një burim të ardhurash, dhe faktikisht burimi më i madh, pra valuta më e madhe në Shqipëri ka ardhur nga emigrantët.

Dhe akoma emigranti shikohet si një objekt, shikohet si një mall. Edhe për pasaportat e reja që çdo qeveri qç vjen do të ndrrojë pasaportat sepse i konsideron këto si një mjet fitimi si biznes, por për emigrantët ndryshojnë. Emigrantët duhet të paguajnë trefishin, nëse këtu një pasaportë do të blihet me 50 euro, atje është gati 150 euro. Kjo është një padrejtësi tjetër, pra emigrantët ndihen te fyer, kjo fyerje ndihet që në kufi se si shikohen shqiptarët, le të jesh i kollarisur, por vetëm nacionaliteti është shqiptar jo vetëm në Greqi por kudo në botë ke njëqind peripeci.

Që nga mënyra se si ta shikon pasaportën ty ta dhunon, nga mënyra se sit ë kërkojnë paratë në kuptimin se ku do të shkosh ti. Pra jemi shndruar në një popull pa dinjitet, kjo më shumë fyen edhe emigrantët. Pra emigrantët nuk ikin nga Shqipëria për t’u fyer dhe për t’u bërë leckë nëpër rrugët e botës, por ata ikën dhe kanë madje forcën morale që edhe të krenohen që e mbajtën Shqipërinë dhe familjet e tyre. Madje majmën edhe disa shqiptarë veçanërisht politikanët, dhe tani këta fitojnë shpërfilljen dhe zhgënjimin e thellë. Ky zhginjim dalngadal po bëhet zemërim. Unë këtë e ndoqa në shumë qytete të Greqisë, me që dje u ktheva, ku dhe po flas më shumë për takimet që bëra të ardhur nga rajonet e ndryshme, me qindra kilometra larg. E para njeherë nga ana njerëzore ata ndihen sikur i ka shkuar një njeri i familjes së tyre. Dhe është një mall i paparë i tyre, një mall që djeg, por duan të dinë dhe janë shumë të shqetësuar se çfarë ndigjojnë në politikën shqiptare. Janë të shqetësuar se si parlamentarët akuozojnë njeri-tjetrin se si jeni horra, kriminela, hajdutë. Nga ana tjetër shikojnë dhe janë të revoltuar qe edhe politika shqiptare aktuale asnjë llojë ndëshkimi nuk po bën për paraardhësit e vet. Populli shqiptar më 23 Qershor votoi për ndryshim, po kështu qeveria premtoi për ndryshim, por ndryshim nuk ka, rrugët janë tej të gabuara dhe sot e kësaj dite veçanërisht ndaj emigrantëve.

Emigrantët lidhur me pensionet, kanë paguar qindra mijëra euro gjatë gjithë këtyre viteve dhe nuk kanë të sigurtë një pension, kjo si rezultat i marrëveshjeve që bëjnë qeveritë. Emigrantët tashmë po e kuptojnë se nuk kanë gjë me popullin grek, pavaresisht se këtu në Shqipëri fryhet shumë që greku është i poshtër, ose disa grekë poshtë thonë që shqiptaret janë të këqinj, shqiptarët po na marrin punën. Po dalngadalë edhe në Greqi edhe në Shqipëri dhe në mbarë Evropën po fryn një erë e re popullore. Tashmë po kuptohet që nuk janë popujt armiq, popujt janë miq. Populli grek është një ndër popujt më i vuajtur. Unë jam njohur herë pas herë me historinë e popullit martin, atij populli që e ka njohur vetë emigracionin, kështu që është tepër miqësor me emigrantët. Por marrëveshjet e qeverive tona vasale, borgjesia që është krijuar këtu jo vetëm me dyshim por edhe kontratore të shitur te të huajt, kjo rëndon te kurrizi i masave poshtë dhe te emigrantët.

Ju thatë përse merrem me emigrantët, përse na lidh? – Në radhë të parë na lidh se e kemi provuar emigracionin të gjithë pjestarët e familjes time, të gjithë shqiptarët e kanë provuar, por së dyti këta janë edhe bashkëthemelues të kësaj lëvizje. Këta janë gjithashtu edhe pjestar të protestave tona qe ne kemi bërë në Shqipëri, dhe opinioni publik shqiptar shumë pak di për këtë lëvizje, se përveç ky televizion që tani të bëj prezentë të gjitha aktivitetet tona politike, por njëkohësisht dhe aksionet tona politike, të cilat do të shumfishohen. Mandje aksioni i radhës politik do të jetë i emigrantëve, të cilët do të mblidhen nga gjithë bota dhe duhet të vine dhe të kërkojnë llogari. Sepse emigrantët e thamë që janë burimi kryesor i të ardhurave për Shqipërinë, thamë që emigrantët mbajtën Shqipërinë, pra emigrantët në një farë mënyrë janë punëdhënësit e politikanëve. Politikanët duhet ta kuptojnë se janë të punësuarit e popullit shqiptar dhe te emigrantëve. Atëhere e drejta më minimale, morale e këtyre njerëzve është të kërkojnë llogari për politikanët dhe politikën në përgjithësi. Pra këtë të drejtë morale, këtë forcë, këtë përvojë që ata marrin nga vendet ku jetojnë, pra sindikaliste përvojën e reagimit popullor ata do ta sjellin në Shqipëri. Pra këtë të drejtë morale në Shqipëri më shumë se emigrantët nuk e ka askush.

(pjesa e parë)

astrti ne face sot