Përmbytet skafi në Indonezi, 11 persona humbin jetën

Bota

Të paktën 11 persona kanë vdekur pasi një skaf u përmbys në provincën Riau të Indonezisë perëndimore, me autoritetet që druajnë se numri mund të rritet pasi fati i shumë pasagjerëve mbetet i pazbuluar.

Anija e pasagjerëve me shpejtësi të lartë SB Evelyn Calisca 01 kishte lundruar nga porti i Indragiri Hilir me destinacion Tanjung Pinang (kryeqyteti i provincës Riau). Vlerësohet se në skaf ndodheshin rreth 80 persona.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Xinhua se ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë 58 të mbijetuar nga zona e rrënojave , ndërsa theksoi se skafi po transportonte shumë pasagjerë.