Një shqiptar i shumëkërkuar është arrestuar nga autoritetet greke në Kakavijë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është kapur dje gjatë kontrollit të pasaportës nga Rajoni i Kontrollit te Pasaportave Kakavijë në bashkëpunim me rajonin policor të Pogonit.
Ndaj shqiptarit kishte urdhër arresti nga Prokuroria e Patras për “krijim, pjesëmarrje dhe drejtim i një organizate kriminale” dhe “raste veçanërisht të dalluara të trafikut të drogës”.