Personi në foto është Arnold Beleshko një 22-vjeçar nga fshati Libonik i Maliqit i cili rezulton të jetë i humbur që prej tre ditësh.
Familjarët e tij kërkojnë ndihmë, pasi sipas tyre, 22-vjecari është me probleme të shëndetit mendor. Herën e fundit që është parë ai ka veshur pantallona te shkurta te zeza, një bluzë dhe kapele të kuqe. Mësohet se familjarët kanë bërë denoncimin përkatës edhe në polici.