Pritet “Furtunë” në Ambasadën Shqiptare në Greqi

Aktualitet

O Zot erdhi dhe kjo ditë për të çuar në vend atje ku duhet dinjitetin dhe nderin kësaj ambasade. Por…

Një “Furtunë” pritet të bëhet në Ambasadën tonë në Greqi. Burimet e besueshme pranë PS, bëjnë fjalë se furtuna do të fillojë në rang konsujsh brenda këto dy javëve të ardhshme. Furtuna vjen menjëherë pas një kontrolli tre ditor të zv/ministrit të Genti Tare, që ka të bëjë me vendosjen e dinjitetit të kësaj përfaqësie, që siç dihet ka qenë në qender të kritikave dhe denoncimeve te shumta. Janë dy konsuj që do të largohen nga kjo përfaqësi shqiptare, nga një institucion më i korruptuar.

Po të njëta burime bëjnë fjalë se ka dy vite që Ministria e Punëve të Jashtme ka dy vite që i ka derguar Presidentit aktual shkarkimin e ambasadores Adriana Hobdari, por është Presidenti i Republikës zoti Meta që nuk ka firmosur shkarkimin e saj, edhe pse kjo zonja flet lart e poshtë se sa të jetë Iliri nuk më largon asnjë.

Për momenti Hobadri këtë muaj mbaron mandatin e saj …!        

Por gojet e liga thone se këtë zonje do ta zevendësojë një dipllomat i ri ne moshë, ashtu u bëftë….!