Putin: Unë kam imunitet pasi jam vaksinuar me vaksinën Sputnik

Aktualitet

Një nivel i mirë imuniteti kundër koronavirusit tha se mban Presidentin rus Vladimir Putin, i cili u takua me guvernatorin e rajonit Tvier që pasi u vaksinua me vaksinën Sputnik-V, trupi i tij ruan një nivel të mirë imuniteti.

“Të gjithë këta tregues mbahen mirë në trupin tim,” i tha presidenti rus bashkëbiseduesit të tij.

Presidenti Putin mori dy doza të vaksinës ruse në mars dhe prill të këtij viti, dhe njoftoi në qershor gjatë konferencës vjetore për shtyp të njohur si “linja direkte” se ai ishte vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik-V.