Rama mesazh qytetarëve: Çdo hall që keni mund ta komunikoni te kjo adresë!

293

Postimi i Ramës:

“ Kjo kohë me një vargmal vështirësish e hallesh nga më të ndryshmet, ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm mes individit dhe shtetit, për të adresuar së bashku lloj-lloj problemesh që lindin në jetën e përditshme të njerëzve

 Nga sot ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejt me mua dhe çdo ministër, duke përdorur ajfonin apo kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin tek www.shqiperiaqeduam.al

 Skuadra speciale e platformës së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek unë e ministrat, që do të lëvizim me shpejtësi për zgjidhjen e çdo halli të mundshëm

Kini besim dhe durim, durim, durim

I love you”