Kryeministri Edi Rama është nderuar në Francë me titullin e lartë “Komandat i Legjionit të Nderit”. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryeministri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikohet dhe foto e medaljes.
“I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit!
Ky është një titull që i’a kushtoj Shqipërisë, gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit, të cilët me besimin e mbështetjen e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur në gjithë këto vite përpjekjesh për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Faleminderit Francë🇫🇷🇦🇱”, shkruan Rama ne Twitter.