Rama: Pres opozitën në dialog

Politika

Kryeministri Edi Rama ishte në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ku foli edhe për protestën e opozitës që bllokoi rrugët. 

Ai tha se e pret opozitën në tryezën e bisedimeve dhe se është koha për të zhbllokuar rrugën kundër gjykatave të korruptuara dhe jo për të bllokuar rrugët e vendit.

Është koha për të zhbllokuar rrugën e negociatave me Bashkimin Europian që na e ka thënë shumë qartë. Ju presim në tryezën e negociatave, por duhet të na vini me rezultate për shembjen e murit të gjykatave të korruptuara. Është koha për ta zhbllokuar këtë rrugë, jo për të bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit. Nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë punë, fëmijët, studentët, gjyshërit, kompanitë, mallrat… Është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern, demokratik dhe europian, ku secili në rrugën e vet duhet të jetë i garantuar në konkurrencën dhe i vlerësuar sipas meritës”, tha kryeministri Rama