Raportoi nga fronti i luftës në Ukrainë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan çmimin “Raportimi më i mirë për vitin 2022” për Artur Biben 28/10/2022 13:36

Aktualitet

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë çmimin “Raportimi më i mirë për vitin 2022”, për gazetarin e Top Channel, Artur Bibe për raportimin nga zona e luftës në Ukrainë.

Në fillim të muajit mars, gazetari udhëtoi drejt Kievit për të raportuar nga afër situatën në vendin ndaj të cilit presidenti rus Vladimir Putin shpalli pushtimin e paprovokuar mëngjesin e 24 shkurtit. Bibe raportoi frikën që dukej në fytyrat e çdo ukrainasi, që krejt papritur u ndryshoi jeta dhe mendimi kryesor i çdo dite ishte mbijetesa.

Një ndër raportimet e gazetarit të Top Channel nga Kievi:

FOTO GALERI
1/8

Top Channel