Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë çmimin “Raportimi më i mirë për vitin 2022”, për gazetarin e Top Channel, Artur Bibe për raportimin nga zona e luftës në Ukrainë.
Në fillim të muajit mars, gazetari udhëtoi drejt Kievit për të raportuar nga afër situatën në vendin ndaj të cilit presidenti rus Vladimir Putin shpalli pushtimin e paprovokuar mëngjesin e 24 shkurtit. Bibe raportoi frikën që dukej në fytyrat e çdo ukrainasi, që krejt papritur u ndryshoi jeta dhe mendimi kryesor i çdo dite ishte mbijetesa.
Një ndër raportimet e gazetarit të Top Channel nga Kievi:
FOTO GALERI
1/8
![](https://i0.wp.com/top-channel.tv/wp-content/uploads/2022/10/kiev.jpg?w=640&ssl=1)
Top Channel