GREQI/ Histori tronditëse: Nga një narkomane e pastrehë në një profesore në Mjekësi

Greqi

Një histori tronditese dhe një mesazh fuqie te nje vullneti njerëzor. Njeriu rrëzohet ne jetë por di edhe të ngrihet sa do e ashpër të jetë treguar jeta. 18 vite flinte rrugeve dhe narkomane, por një ditë vendosi te ndryshoje jeten e saj. Fotografia e saj të le pa fjalë

Për vite me radhë ajo ishte e varur nga droga, gjë që e futi në burg. Një ditë ajo vendosi të rifillonte jetën e saj dhe të bëhej profesoreshë universiteti Për 18 vite Fotini ishte e varur nga droga dhe në një moment përfundoi edhe në burg. Por fati i kishte rezervuar surpriza, pasi në moshën 37-vjeçare vendosi të ndryshonte tërësisht jetën e saj dhe nga e pastrehë, e varfër dhe e pafuqishme të bëhej… profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë.

Sot 58-vjeçarja Fotini ka lënë pas gjithçka dhe jep mësim në Universitet. Duke folur për nje televizion vendas, ajo përshkruan vështirësitë që kaloi duke qenë e pastrehë dhe dërgon mesazhin e saj për fuqinë e vullnetit njerëzor.

“Kur erdhi puna nuk kisha njeri në jetën time”
“Ishin shumë kohë të vështira kur duhej të paguante dozën, kur mund të ishe viktimë e vjedhjes dhe të të merrte dozën dhe të trajtoheshe me privim. Rreziqet që mund të përballet një grua, duke qëndruar vetëm natën, duke qenë e pastrehë. Jam rritur nga mosha 2.5 vjeçare pa baba dhe nga mosha 16 vjeçare pa nënë. Kështu që kur erdhi puna, nuk kishte njeri në jetën time”, rrëfen ai.

Ajo shton: “Jam rritur me gjyshen dhe vëllanë që ishte më i vogël se unë. Në thelb nuk kishte asnjë mjedis familjar që kujdesej për atë që bëja dhe nëse isha mirë apo ngatërruar. Ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për t’u bërë i pranishëm tek ata që nuk më shihnin apo kujdeseshin për mua. Ishte një britmë shqetësimi, një thirrje për ndihmë”.

Fotini ishte në burg për 11 muaj për trafik droge. Shkak për t’u rikthyer sërish në jetë ka qenë vdekja e bashkëshortit nga mbidoza. Këto ishin dy ngjarjet kryesore që vepruan si një thirrje zgjimi për të.

“Unë ndalova përdorimin e substancave dhe fillova të përdor… gradë. Kam gjetur kuptim përmes përmirësimit të vazhdueshëm. Kam dhënë Panhelene, kam kaluar Sociologji, kam bërë master”, tregon ajo.