Reshje të dendura të shiut në Athinë, rrugët shndërrohen në përrenj – nxënësit bënë një urë nga bankat për të dalë nga shkolla

Aktualitet Greqi Kryesore Video e Dites

Një stuhi e madhe shiu përmbyti rrugët në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, të enjten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stuhia e fortë filloi në pjesën perëndimore të vendit dhe përparoi me shpejtësi në lindje, duke krijuar “përrenj” në shumë rrugë në Athinë dhe Selanik, qyteti i dytë më i madh i vendit, brenda pak orësh.

https://www.youtube.com/watch?v=U7YYBHV0Dc4

Mbrojtja Civile Greke paralajmëroi qytetarët kundër udhëtimeve të panevojshme, pasi zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje.

Ndërkohë nxënësit e shkollave fillore duhej të evakuoheshin pasi klasat e tyre u përmbytën në lagjen Nea Filadelfeia në veri të Athinës.

Madje në një rast, ata u detyruan të bënin një “urë” tavolinash shkollore për të dalë nga shkolla.

https://youtu.be/BtsqPhK2Y9c

Në lagjen bregdetare të Glyfada, shoferët u detyruan të hipnin në makinat e tyre mes reshjeve të dendura të shiut, ndërsa trafiku u ndërpre në rrugët kryesore në rajonin e Atikës.

Uji i shiut preku gjithashtu parlamentin helen, si dhe disa universitete.