Reagon ish-ministri Ekonomise F. Manos: Projekt “sekret” nga N. Kotzia me Shqipërinë

Greqi

Për “rreziqet që sjell  centralizimi i Ministrit te Puneve te Jashteme Nikos Kotzias”, ka theksua ish- ministri i Ekonomise së Greqise z.Stephanos Manos, i cili po sheh gjithashtu një “sekret” të vazhdueshëm të z. Kotzias me Shqipërinë, flet në postin e tij në Facebook.

Në postin e tij ne Facebook ish-Ministri i Shtetit te qeverise Mitsotakis thotë:

Disa ditë më parë kam shkruar për rreziqet për sigurinë e vendit nga mbi-centralizimi i Z. Kotzia. Kam vërejtur se së bashku me Maqedoninë dhe përkrah skandalit të Novartis, një plan “sekret” i z. Kotzias është në zhvillim e sipër me Shqipërinë. Greqia kishte një marrëveshje me Shqipërinë në 2009 për përcaktimin e zonave detare. Shqipëria hasi vështirësi të brendshme të zbatimit, sepse marrëveshja u anulua nga gjykata e saj. Këtu, Z. Kotzias duket si një zot i makinës dhe, sipas mediave shqiptare, ai ka rënë dakord për një delimitacion të ri të zonave detare. Pyes veten nëse zoti Kotzias ka një mandat të tillë dhe nëse shqiptarët rrezikojnë të njëjtën gjë si ne: anulimin e çdo marrëveshjeje në gjykatat greke. Pavarësisht nga rasti, unë e shoh absolutisht të papranueshëm diskutimin e çështjeve të tilla në mungesë të opinionit publik dhe larg kontrollit të opozitës që duket se nuk di asgjë. Për fat të keq, çdo gabim apo pakuptimësi nga Z. Kotzias kur përcaktohet zona e detit në Detin Jon mund të ketë pasoja dramatike në Detin Egje.