Rreth 100 gazetarë nga Afganistani dhe familjet e tyre u pritën në Meksikë

Bota

Një grup prej 124 personash, gazetarë nga Afganistani dhe anëtarë të familjeve të tyre, u pritën sot në Meksikë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme meksikane.

“Këta janë njerëz që rrezikuan jetën e tyre për të informuar, të cilët janë të përkushtuar ndaj lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe pavarësisë,” tha Ministri i Jashtëm Marcelo Ebrard në një ceremoni në Aeroportin e qytetit të Meksikës në prani të refugjatëve.

Ekipi, i përbërë nga gazetarë nga media të ndryshme afgane në Kabul, mbërriti në Meksikë pas një fluturimi 20-orësh nga Doha me një aeroplan të Katarit, i cili gjithashtu mbante fëmijë, sipas pamjeve të lëshuara nga Ministria e Jashtme meksikane. Meksika ka një traditë të gjatë të strehimit të refugjatëve politikë. Politikanët të cilët u dëbuan gjatë diktaturës Franko në Spanjë ose nga vendet e Amerikës së Jugut kanë gjetur më parë strehë në Meksikë