Rusi: Më shumë se 170,000 kamera monitorojnë qytetarët në karantinë

Bota

Adresat dhe numrat e tyre të telefonit regjistrohen në bazat e të dhënave dhe një kopje e pasaportave të tyre është në dispozicion të autoriteteve.

Në Moskë, njohja e fytyrës është bërë një mjet kryesor në trajtimin e epidemisë së koronavirusit, një provë kryesore për këtë teknologji.  Që nga shkurti, banorë të Moskës, kryesisht ata që janë kthyer nga vendet e prekura nga covid-19, i janë nënshtruar një regjimi të rreptë karantinash në shtëpitë e tyre për 14 ditë për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

Adresat dhe numrat e tyre të telefonit regjistrohen në bazat e të dhënave dhe një kopje e pasaportave të tyre është në dispozicion. Secili është informuar se nëse shkel kushtet e karantinës ai do të gjobitet edhe me burg dhe të huajt kërcënohen me dëbim.

Policia e Moskës ka njoftuar se falë këtij monitorimi, ata kanë identifikuar gati 200 persona që nga shkurti që shkelën karantinën e tyre.

Rusia ka prezantuar edhe teknologji të tjera për të luftuar covid-19, nga telemjekësia deri tek mbikëqyrja e korridoreve të supermarketeve dhe faqeve të rrjeteve sociale për të kundërshtuar thashethemet dhe “informacionin e rremë”.