Shpërthen ish-deputeti socialist: “shkarkoni Metën, bëni Gramozin president dhe sillni Nexhmije Hoxhën në krye të PS. Kjo ju ka mbetur o të paudhe!”.

Aktualitet

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se Ilir Meta nuk ka më të drejtë të qëndrojë në zyrën e Presidentit, ka reaguar ashpër ish-deputeti socialist Taulant Dedja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Dedja shkruan se  “shkarkoni Metën, bëni Gramozin president par interim dhe sillni Nexhmije Hoxhën në krye të PS. Kjo ju ka mbetur o të paudhe!”.

Nga momenti që Meta bëri të ditur dekretin për anullimin e 30 qershorit si ditën kur do të mbahen zgjedhjet vendore, ka pasur reagime të shumta pro dhe kundër qëndrimit të presidentit, ndërsa opozita e ka cilësuar si një fitore të parë dhe rezultat i protestave popullore.

Reagime të forta ka patur edhe nga mazhoranca, e cila përmes kryeministrit Edi Rama e ka cilësuar nul vendimin e Presidentit.

Beteja në vijim pritet të jetë si në aspektin politik ashtu edhe juridik, ndërsa kriza pritet të thellohet, kjo edhe për faktin se Edi Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet, ndërsa Gjykata Kushtetuese është jashtë çdo funksioni.