Athinë – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në qendër të Athinës, 1.5 km larg qendres Omomonia në brendësi në bodrumin e fast food “Everest”.
Nga shpërthimi ka rënë zjarri në brendësi të dyqanit, ndërsa ka patur edhe dëmtime në dy lokalet per rreth saj.Deri tani një grua 38-vjeçare nënë e dy fëmijëve ka gjetur vdekjen, ndërsa 4 janë plagosur. Tre prej të plagosurve ishin klientë.
Fast food “Everest” ndodhet në një prej zonave më të populluara të Athinës, në hyrje të stacionit të metrosë në sheshin Viktoria.Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje. Dyqani brenda ka dëmtime të mëdha, ndërsa të plagosurit kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin “Jorgo Genimata”, ndërsa një tjetër 42 vjeç në gjëndje të rëndë në spitalin ushtarak 401…Shpërthimi ka ndodhur për shkak të një bombël gazi…
Mesazhe ngushellimi kanë derguar të gjitha partite politike si dhe Sindikatat e vendit, ku kjo e fundit kërkon arsyet e shkakut ku humbi jeten nje grua dhe 5 te tjere ndodhen ne spital.