Lexova në statusin e kryeministrit Rama që kishte kujtuar pas 4 vjetësh në fuqi dhe Ali Pashë Tepelenën me origjinë nga Becishti i Tepelenës, në të ashtuquajturën rubrikë të tij me emrin e huaj provincial “Amarcord”, duke e zevëndësuar me paturpësi me emrin tonë të bukur shqip: “Përkujtim…”
Kozeta ZYLO / Po mba qëndrim sa të duash, kryeministër Rama me kokëfortësi anadollake vazhdon të mos e ndryshojë “Amarcord”… Se di si do të ndihej Ali Pashë Tepelena me “Amarcordin” e shpifur që e përkujton?
Në fakt e di mirë se si shqiptarë dhe stërmbesa e tij, po të ishte gjallë s’do guxonte të shkruante fjalën e huaj provinciale në italisht “Amarcord”, jo kurre!…
Ajo që më bëri përshtypje ishte se para pak kohësh dhe pikërisht në fund të dhjetorit, bëra një koment kritik për z.Rama tek statusi i një kolegu të nderuar, i cili kishte hedhur foto profesionale nga Kalaja e Ali Pashë Tepelenës dhe sugjeronte me të drejtë që të ngrihen muzeume etj…
Per vëmëndjen tuaj po e sjellë këtu origjinal komentin tim:
“Kryeministri Rama nuk e ka zënë asnjëherë në gojë Ali Pashën, shkon në Tepelenë dhe s’ndalon kurrë. Eshtë si shoku i tij i ngushtë i ndjeri Adrian Klosi që villte e villte për Ali Pashë Tepelenën, me origjinë nga Becishti. Ali Pashë Tepelena është figurë e madhe historike pas Skëndërbeut, është Pashai që i vuri kufinë tek thana turkut… Muzeumet duan fonde dhe miratime nga qeveritë (26 Dhjetor 2016)
Rama ka shkuar disa herë në Tepelenë, por asnjëherë se ka vizituar kalanë e Tepelenës, asnjëherë se ka përmëndur Ali Pashë Tepelenen. Rama ka shkuar disa herë në Turqi, biles ka qenë i ftuar i nderit dhe në dasmën e vajzës së sulltan Erdoganit, por asnjëherë si ka shkuar mëndja ta përmënd dhe t’i sjellë kokën Pashait në Shqipëri, sepse Erdogani është vazhdues i Sulltanit dhe ushtari Rama është nën urdherat e tij.
Edi Rama ka shkuar disa herë në Greqi, ka dhënë intervista të shumta dhe s’ka denjuar kurrë ta përmënd, nuk ka shkuar asnjëherë tek varri i Ali Pashait (trupi i tij), çuditërisht u kujtua tani…
Edi Rama është puthur në buzë me Janullatosin, ka marrë bekimin e Janullatosit, por asnjëherë nuk i ka shkuar mendja t’i kërkojë që Janullatosi t’i thotë qeverisë së tij të sjellë trupin e Pashait në Shqipëri, sepse kisha ortodokse nuk është e ndarë ligjërisht nga qeveria greke…
Edi Ramës i duhen votat në kohë fushate prandaj e la në muajt e fundit të qeverisjes së tij të kujtojë gjysma-gjysma Ali Pashë Tepelenën. Nuk lanë buste dhe monumente pa ngritur qeveritarët, ndërsa për Ali Pashën nuk rezulton në asnjë vend, por të vetmin monument ia ka ngritur skulptori i shquar Mumtaz Dhrami dhe populli i Tepelenës që e respekton dhe e do përjetësisht…