Gazetares britanike Alice Elizabeth Taylor i mohohet leja për të qëndruar në Shqipëri pas artikujve kritikë që ajo shkroi ndaj situatës politike në Shqipëri.
Kjo ndodhi ndërkohë që asaj i ishte thënë fillimisht se rezidenca i ishte pranuar e kjo ndodh ndërkohë që ajo është shtatzanë dhe është në pritje të një fëmije shqiptar. Mos harrojmë se përveç kritikës me fakte në media ajo po ashtu ka kontribuar në imazhin e Shqipërisë me anë të artikujve në faqen e saj Balkanista. Po ashtu ajo ka marrë pjesë si qytetare aktive në shumë kauza civile e veçanërisht në atë që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave.
“Nuk e kuptoj si mund të jetë kaq cipëhollë qeveria shqiptare! Nuk e kuptoj si mund të sfidohet kaq hapur liria e fjalës. Nuk e kuptoj si mundet që pas akuzave e sulmeve të padrejta ku atë e quajtën spiune ruse tani ti mohojnë qëndrimin. Shtet FASHIST!”, ka deklaruar Taylor.