Skandali i radhës vjen nga Athina ku Ambasadorja Adriana Hobdari ka bërë lëvizjet e radhës në kundërshtim me çdo ligj te Republikës së Shqipërisë, por mbi të gjitha duke shkelur edhe Kushtetutën e vendit.
Bëhet fjalë për emërimin e punonjësit të SH.ISH zotin Besian Vatha në rolin e kryekonsullorit në vend të ish-konsullit për shumë vite me karier Enkeleda Rizo, edhe pse lëvizja e saj pritej ne fund të qershorit nga M.E.P.J. e Shqipërisë. Por, javën e kaluar kreu i ambasadës ka kryer lëvizjet si pas dëshirës së saj, duke hequr nga konsullata kryekonsulloren Enkeleta Rizo dhe në vend të saj ka vendosur punonjësin e sherbimit informativ shqiptar (SH.I.SH), zotin Besmir Vatha.
Nga detyra që ka patur Vatha duhej të ruhej sekret, kur dihet se me ligjin shqiptar roli i Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) është një organ informativ i Republikës së Shqipërisë, ku misioni i SH.I.SH-it është Siguria Kombëtare, që vepron në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Shqipërisë. Siguron informacionin e domosdoshëm nga Zbulimi dhe Kundërzbulimi për problemet që lidhen me Sigurinë Kombëtare. Por mbi të gjitha veprimtaria e SHISH-it mbikëqyret nga Kuvendi i Shqipërisë, Kryeministri, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Mesa duket kjo lëvizje ka lidhje me interesa të tjera, duke mos harruar skandalet e mëparshme të ndodhura kohët e fundit në këtë përfaqësi. Por pyetja shtrohet përse ndodhin keto në shkelje të ligjit në një kohë kur një brezi i ri që ka mbaruar shkollën e lartë për diplomaci nuk kanë mundësi të emërohen as edhe roje.