Sot Dita Ndërkombëtare e Nënës

Gruaja

Dita Botërore e Nënës është një ditë feste dhe lindjes së Falenderimeve për nënën, një festë me referencat për adhurimin e lashtë të perëndeshës Cibelë, nëna e perëndive.

Në kohët moderne amerikanja Anna Marie Jarvis (1864-1948) ishte ajo e vetme që kishte idenë e parë për të krijuar një ditë të veçantë për të nderuar nënën e saj. Kanë kaluar 103 vite që nga ajo ditë ku përpjekjet e saj në fund u realizuan më 9 maj, 1914, kur presidenti i atëhershëm amerikan Woodrow Wilson nënshkroi një dekret, ku Dita e Nënës u prezantua si një festë kombëtare në të dielën e dytë të majit. Që atëherë, shumë vende festojnë  Ditën e Nënës Botërore në të dielën e dytë të majit.