Spitali Universitar Shefqet Ndroqi: Turpi i shtetit

2658

foto kryesore

 

Të kërkosh gjenë më elementare më njerëzoren në një spital nuk është gjë e tepërt, dhe nuk është sharrje se sa një kritikë, në një kohë kur sot me të madhe flitet për reforma të mëdha, duke lënë në haresë ato më të domosdoshmet.

foto igrasia e vogel Aq mfoto 2-2ë shumë kur shikon se si janë katandisur këto Spitale universitare, në një kohë që nga shteti flitet dhe propagandohet për një shendetësi falas pjesa më e madhe e spitaleve tona lënë për të dëshiruar, aq sa ndonjë spital përbën së fundi edhe turpin e vetë shtetit.Gjendja aktuale në spitale përbën një sifidë të vertetë për shtetin aktual që kohët e fundit po reklamon me të madhe reformën që ka nisur në këtë sektor të rëndësishëm.

INSTAT-i me sondazhin e fundit tregoi se një në dy spitale nuk kanë mjetet e nevojshme dhe ilacet përkatëse, duke mos llogaritur gjendjen e mjerueshme në ambientet e brendshme, në dhomat ku qendrojnë të sëmurët. Sanatoriumi, Spitali Universitar Shefqet Ndroqi në Tiranë, një nga spitalet më me emër dhe domethënës, ndërtuar në Shtator të 1945 në Kodrën e Fuat Beut, përbën sot një shqetësësim për gjendjen e saj të mjerueshme. Fasada e jashtëme aq e bukur nuk ka asgjë të përbashkët me ambientet e brendshme të lënë pas dore, murre me igrasi dhe karrige apo tavolina të vjetra, aq sa disa prej tyre janë marrë nga plehrat dhe janë futur brenda në spital.

foto-3-3Në katin e dytë në dhomën nr.12 ambienti i brendshëm është shqetësues, një faqe muri qe ka lidhje me banjon ka igrasi ne lartësin një metër, ndërsa në banjo uji mungon. Të sëmurrët para operacionit shkojnë në shtepitë e tyre për tu larë, pasi ka mungesë uji. Në banjë dushi nuk punon, nuk ka ujë. Të sëmurrët që janë të shtruar në Spitalin Universitar ( Sanatorium) dhe që nuk kanë njerëz në Tiranë qendrojnë për ditë apo javë pa u larë fare.

Tfoto 4-4avolina apo karrige të vjetër sa ke veshtirë ta shikosh, dhe jo më të ulesh dhe te qendrosh. Pacientet para operacioneve dërgojnë të afermit e tyre me paratë në dorë për të blerë në Farmacinë brenda teritorit të Spitalit sendet e nevojshme që duhen dhe që mungojnë për këtë operacion. Për këto shqetësime nëë një shkëmbim fjalësh me shefin e pavionit dëgjuam nga goja e tij se kaq janë mundësitë tona. Lidhur me këtë gjëndje po publikojmë disa foto me shpresë për një sensibilizim shoqëror. Është një turp që ky Spital Universitar të jetë në këtë gjëndje të mjerueshme, në një kohë sot ka një potencial të mirë me kuadro mjekesore me përvojë…




Këtë e pëlqejnë %d blogues: