Studimi Gjerman: Ja kur është më ngjitës Coronavirusi

Aktualitet Shendeti

Sipas studimit më të fundit, pacientët e infektuar me koronavirus, janë shumë më ngjitës gjatë fazës inkubatore, që do të thotë përpara se të shfaqin simptoma, se sa kur fillojnë të shfaqin simptoma të theksuara.

Krahas kësaj, në këtë studim është vërtetuar, që personat mund të rezultojnë ngjitës edhe pasi të kenë filluar të ndihen më mirë. Ky studim i bërë nga shkencëtarë gjerman, ka konfirmuar teorinë, sipas së cilës njerëzit mund ta përhapin virusin përpara se ta dinë që janë infektuar, por gjithashtu sugjeron që ata mund ta përhapin këtë virus, edhe pasi të jenë shëruar.

Ky studim ka ardhur, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur gjendjen pandemi botërore.

Hulumtuesit nga Instituti i Mikrobiologjisë ne Mynih për ta realizuar këtë studim, kanë përdorur mostra nga hunda dhe goja e pacientëve me COVID-19. Rezultatet e këtyre mostrave kanë treguar që kanë një nivel të lartë të infektimit, edhe pse simptomat e pacientëve ishin minore.

Virusi COVID-19, pjesë e familjes së coronavirusëve, deri tani ka lënë të vdekur gati 5.000 persona dhe ka infektuar 120.000 të tjerë.