Syriza erdhi në pushtet falë bashkimit 19 organizmave të ndryshme të majta. Sot ajo përbën një histori për shtetin grek pasi është rasti i parë që këtë vend e udhëheq një parti e majtë radikale, një 40 vjeçar që i vetëm ka përballë një Evropë të tërë.
Qeveria SYRIZA shihet nga emigrantët shqiptar si një frymarrje dhe një element pozitiv, pasi për 24 vite të shkuara përbënin komunitetin e “skllevërve modern”. Komuniteti shqiptar në Greqi gjatë tërë viteve të emigracionit u përball me politika të ashpra për emigracionin, u përball me pesë kryeministra dy të ideollogjive të djathta dhe tre të majta si: Kostandino Micotaqis, Andrea Papandreu,Kostas Simitis, Kostas Karamanli dhe Jorgo Papandreu. Janë ish kryeministra që ndërtuan ligjet nga më të ashpra në Europë për legalizimin e tyre, gjë që deri më sot asnjë emigrant nuk ka marrë statusin e emigrantit. Ligji më i ashpër u konsiderua me qeverisjen e socialistëve më 1997 me ish kryeministër z. Kostas Simitis, që kërkonte që në proçesin e legalizimit të përjashtonte komunitetin shqiptar, duke mos haruar qeverinë e deritanishme ekstremiste të Andonit Samaras, që shfuqizoi ligjin e paraardhësit të tij të Jorgo Papandreut lidhur me ithagjenien dhe dhënien e shtetësisë. Pra këto dy partitë të mëdha ishin zinxhirët e skllavërisë për emigracionin shqiptar, aq sa kur ftoheshin marrëdhëniet politike ndërrmjet dy vëndeve të parët ishin emigrantët. Kjo tragjedi i përket të kaluarës duke lënë nga pas vitet më të errta të emigracionit.
Sot, Kryeministri 40 vjeçar i ardhur nga partia Syriza ka në programin e vet një platformë ndryshe nga ish qeveritë e mëparshme për emigrantët dhe këtë gjë e ka treguar në praktikë edhe kur ishte në opozitë. Ardhja në pushtet është mirpritur nga gjithë komunitet e emigracionit në këtë vend sëbashku edhe atë shqiptar, pasi e konsiderojnë këtë qeveri si një aleatë të tyre.
Sot anëtaret e kabinetit të qeverisë Syriza kur ishin në opozitë ishin përkrahes në mbështetje të emigrantëve në Greqi, jo vetëm nga anta teorike dhe fjalime, por në praktike duke marrë pjesë në protesta dhe demostrata që kanë zhvilluar emigrantët në Greqi. Partia Syriza që në fillim ka patur brenda partisë së saj emigrantë me ngjyrë, sot ka deputete një grua nga Bullgaria ( pastruese) gjë që tregon qartë se ka një ndryshim të madh me qeveritë e mëparshme të cilët luanin me kartën “Karton i Kuq” për emigrantët. Kjo gjë u pa edhe pak ditë më parë nga ish kryeministri Samaras, i cili luajti kartën magjike ndaj emigrantëve në tërësi, si një kërcënim që i vjen Greqisë. Besoj se emigrantët shqiptar në Greqi nuk do të kenë një qeveri që do të abuzojë në emrin e tyre për cka ndodh në këtë vend, siç ndodhte më parë që emigrantët janë një kërcënim për Greqinë.
Emigrantët jetojnë sëbashku me popullin vendas, që ka një borxh të jashtëm rreth 360 miliardë euro, dhe borxh të brendshëm sa dyfishi i saj. Askush nuk investon në këtë vend, jo vetëm nga kriza politike por më shumë nga taksat e larta dhe veprimet burokratike. Kriza ekonomike ka bërë që emigrantët në këtë vend të mos kenë mbështetje ekonomike të një shteti social. Familjet shqiptare në shumicë mbahen nga puna e grave, pasi kriza ekonomike la papunë pjesën më të madhe të komunitetit shqiptar. Shumica e tyre rrojnë me paratë që i kishin depozituar me parë në bankat e vendit. Kriza ka ndikuar në mbylljen e shumë biznesve shqiptar ku dikur ishin krenar pasi përfaqësonin shtetin e tyre në panairet ballkanike dhe europiane.
Qeveria Syriza në radhë të parë do të mbajë premtimin që i ka dhënë popullit vendas, si rritja e pensioneve dhe rrogave,apo ulja e papunësisë dhe rikthimi i të pushuarve nga puna nga ish qeveria e parë, pasi kjo erdhi në qeveri me këto premtime. Emigrantët janë një komunitet që nuk i përfitojnë këto të drejta, pasi shumica e tyre punon akoma në të “zezë”, të pa siguruar në sistemin e sigurimeve shoqërore, por më e keqja është se ata nuk fitojnë pension për aq vite sa kanë punuar. Qeveria e sotme mund të bëj lëshime në drejtim të integrimit t’u hapë shtigje emigrantëve, por që të bëhet një gjë e tillë duhet të rishikohet procesi i ligjit të legalizimit, i cili deri më sot është në dëm të emigrantëve, një ligj që shikon vetëm interesin financiar dhe jo atë të legalizimit, as të dhënies së statusit të emigrantit. Kjo qeveri eshte në favor të emigrantëve për faktin se u rrit atyre besimin, moralin dhe psikologjinë që këto vite ishin bërë një sëmundje e rëndë nga politikat raciste të qeverisë.
Në aspektin politik mendoj se SYRIZA do të sjellë një frymë të re miqësie në mes dy vendeve tona, pasi qendrimet e kesaj qeverie janë ndryshe ndaj qeverisë së parë. Ajo kërkon të kthejë pas kohën e humbur në marrëdhëniet e mira me vëndet fqinjë. Fatkeqësisht asnjë parti e majtë politike deri më sot nuk kishte bërë të mundimi për një bashkëpunim, pasi qëllimi i kësaj force mbetet të lidhet me forcat e majta europiane dhe ballkanike. E them këtë gjë se pak ditë më parë, sëbashku me një grup përfaqesuesish të Lëvizjes për Drejtësi e Shqiptareve ( LDSH) u bë një takim me kryetarin e Komisionit për Marrëdhënie me Evropën me z. Stelios Papas, ku u pa një frymë vëllazore ndaj vendit tone, aq sa kjo LDSH ishte lëvizja e parë shqiptare që lidhte marrëdhëine me Syrizën. Në këtë bisedë u theksua se Greqia dhe Shqipëria kanë shumë gjera të përbashkëta, jo vetëm në politikë por edhe në shfrytëzimin e burimeve natyrore. Deri më sot nga Syriza nuk janë parë pretendime të ndryshme, as janë ndigjuar apo shkruar pikpamje ekstremiste lidhur me marrëdhëniet ndërrmjet dy vendeve, pasi problemi kryesor i tyre tashmë eshte dhe mbetet Evropa, marrëdhinet me vendet e tjera, duke pare reagimet e para qe filluan me Anglinë dhe Gjermaninë. Fitorja e Syrizës në Greqi përbën një fitore për të majtën evropiane, por si gjithnjë shqiptarët janë të vetmit që nuk kanë asnjë lidhje me këtë forcë politike. Por eshte kjo parti qe tashmë qendron në krahë të emigrantëve duke bërë realitet premtimet që u bënë gjatë fushatës elektoriale, eshte kjo aleancë që ndihmon gjithmonë e më shumë integrimin e emigrantëve në shoqërinë vendase, është kjo qeveri qe hap shtigje në marrëdhënie midis dy vendeve, aq sa kryeministri shqiptar ka ftuar në Shqipëri kryeministrin Aleksis Cipras.