“Albania interlinës” viktimë e korrupsionit

Korrupsion Kryesore

rolandi foto e vogelJuristët grekë: “Albania Interlinës”, viktimë e fallsifikimeve dhe mashtrimeve të Ministrisë së Transportit Shqiptar, por edhe një viktimë e madhe e drejtësise greke që ka dhënë vendime në shkelje të Kodit Penal. Është një skandal aq i madh që nuk di ku ta fillosh dhe ta mbarosh, zorr se mund ta marrë ndokush për  mbrojtje këtë kompani shqiptare, pasi dosja e kësaj kompanie është zhdukur në Ministrinë e Transportit të Greqisë. Jo vetëm kaq, por solli që pronari i saj të dënohet edhe me 16 muaj burg. Sot ky proçes është në duart e drejtësisë së Greqisë që nga dita në ditë pritet të japë vendimin për rikthimin e kësaj kompanie në duart e ish administratorit shqiptar Roland Llato.

Lidhur me këtë skandal, Ministria e Transportit të Greqisë ka mbi dhjetë vjet qe pret një përgjigje nga Ministria e Transportit Shqiptar lidhur me verifikimin e dhënies së licensave nga kjo ministri, duke nënvizuar se kjo ka dhënë dy licensa me të njëjtën emër, por me pronar të ndryshëm. Por kjo ministri me heshtjen e saj është duke mohuar përpjekjet e kompanisë “Albania Interlines”, pasi presidenti i kompanie greke Petropulosi ka tundur në ajër Ministrisë së Transportit 500 mijë dollarë, për të bllokuar aktivitetin e çdo kompanie që operon në Greqi. Jo vetëm kaq, por solli që pronari i saj të dënohet edhe me 16 muaj burg.

Kalimi i “Albania Interlines” nga kompani shqiptare në atë greke përbën një skandal politik, ku në këtë ka dorë edhe ish ministri i Transportit z. Anastasios Mandeli, ( Dënuar më pas) pasi greku Anastasios Petropulos i cili përvetësoi këtë kompani në rrugë skandaloze, ish sindikalist i Pasokut dhe përfaqësues i OSE ( Kompania e Transportit Hekurudhor) e cila kishte të drejtën e dhënies së licensave. Dokumentat vertetëtojnë se ky njeri është i pajisur me pasaporte shqiptare (lëshuar në Prill të 1981,lindur dhe rritur në Tiranë) dhe njëkohësisht me atë greke ( lindur në qytetin Hajdari të Athinës).

 Më në fund Drejtësia greke pas shumë vitesh heshtje ka pranuar  më në fund të marrë për shqyrtim kërkesën e kompanisë shqiptare “Albania Interlines”, kjo falë juristëve grekë, lidhur me padrejtësitë që i janë bërë si nga Ministria e Transporteve të  Shqipërise, por dhe nga drejtësia në Greqi. Pas shumë përpjekesh kompania “Albania Interlines” bëri të mundur që:

25/07/2014, Për herë të parë pas shumë vitesh Prokuroria e Athinës znj. Athina Theoropoulou me nr. Prot. 26328 i ka kërkuar Ministrisë se Transportit të Greqisë sqarim lidhur me kërkesat e bëra nga kompania shqiptare “Albania Interlines”

9/09/ 2014, Me nr.prot.45541 prokuroria e Athinës znj.Rozalia L. Lala i ka kërkuar Ministrisë së Transportit të Greqisë fillimin e hetimit për kompaninë shqiptare të transportit interurban “Albania Interlines” në të cilën, në emër të saj ka punuar kompania e njohur greke  Anastasios. Petropulos.

3/10/2014, Ambasada Shqiptare në Athinë më me nr.prot.1193 i ka dërguar Prokurori-it të Përgjithshëm të Shqipërisë z. Llalla dhe ministrit të Transportevez. Haxhinasto dosjen e plotë të kompanisë shqiptare “Albania Interlines” për verifikim

23/10/ 2014 në Gjykatën e Apelit në Athinë është futur për rishikim dosja e kësaj kompanie me nr. prot. 59443, dhe njëkohësisht është marrë nga prokurori për hetim me nr. prot. BD.3971/2014, për të parë se si kompania shqiptare “Albania Interlines” ra në duart e grekut Anastasios Petropulos.

Avokati Pavllo Sarakis: Dosja është zhdukur

Zyra e avokatit Sarakis mori përsipër për të gjetur dosjen e humbur të “Albania Interlines”në ambientet e Ministrisë se Transportit të Greqisë. Por më kot! Nuk e dija që gjërat ishin kaq të mpleksura prandaj dhe mora përsipër gjetjen e dosjes. Dosja nuk gjëndet, kjo gjë e bën akoma më të vështirë këtë problem për të gjetur një zgjidhje. E shikoj që është një proçes shumë i vështirë, aq sa vështirë është që Gjykata e Apelit të ndrroj vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për të rishikuar përsëri dëniminqë i është dhënë pronarit të kompanisë dhe për të vertëtuar pafajsinë e tij. Them se është e vështirë se mund ta marr përsipër ndonjë avokat, pasi koha ka bërë të veten ka bërë punën e vet. Të shohim se cfare mund të bëhet deri atëhere kemi kohë të mendohemi, ndoshta mund ta marr edhe unë për mbrojtje.

Juristja greke

Drejtësia në këtë drejtim ka qenë e njëanshme sepse ka ndigjuar dhe ka marrë për provë vetëm një anë, atë të Petropulos. Gjykata e Shkallës së Parë në vendimin e saj ka shkelur Kodin Penal të vendit, i cili nuk merr parasysh përkthimet jo në rrugë zyrtare. Kompania shqiptare “Albania Interlines” ka te drejtë të apelojë. Për mua janë bërë shumë gabime si nga shteti shqiptar ashtu është edhe nga drejtësia greke. Në asnjë vend nuk jepen dy licensa te njeta, me të njëjtin emër. Këtu është bërë shumë gabim. Faji kryesor bie te Ministria e Transportit Shqiptar që ka pajisur dy kompani të ndryshme me të njëjtën licensë. Ka shkelur kodin edhe kur thotë që nuk mund të bësh apelim kur kanë kaluar mbi 5 vjet, në një kohë që mund të bëhet. Ajo ka marrë parasysh akuzat e Petropulos duke mos i kërkuar atij linçesat dhe lejet, por është mjaftuar vetëm me dhënien e vendimit në mungesë. Unë do dal dëshmimtare në gjyqin e ardhshëm për të treguar shkeljet që janë bërë në Kodin Penal. Besoj se “Albania Interlines” do fitojë të drejtën e saj.

Roland Llato “Albania Interlines”

 Nuk e prisja këtë nga shteti im, nuk e prisja qe Ministria e Transportit Shqiptar të vepronte kundra një bashkombësi të saj. Në këto momente unë po kërkojë pafajsinë dhe të drejtën time. Besoj se këtë radhë drejtësia greke do të jetë më e drejtë. Nëpërmjet Ambasadës i kam dërguar ministrisë se Transportit dhe Prokurorit të Përgjithshëm dosjen për të shqyrtuar dhe për të më ndihmuar që të dalë e verteta. I kërkojë Ministrisë së Transportit që të sqarojë Ministrinë e Transportit të Greqisë që lincesat apo lejet e mia qe më ka dhënë janë të sakta. Jam shkatëruar nga ana psikologjike dhe ajo shpirtërore. U dënova 16 muaj burg pasi Ministria e Transportit shqiptar nuk ju përgjigj kërkesës së Ministrisë së Transportit që i kërkonte lidhur me lincensen time. Lincensat e mia deri më 2009 janë marrë me vendim të gjykatës, Bashkisë dhe ministrisë përkatëse, janë konform te ligjit dhe për cdo license është paguar 400 mijë lekë. Nga ana ekonomike jam i mbaruar fare, kam detyrime kudo si brenda familjes po dhe jashtë saj. Sikur të mos mjaftojë kjo kam edhe kërcënime për jetën

Në dokumentat zyrtare të gjendura në dosje shikon se sa shumë është zhytur në llumin e korrupsionit Ministria e Transportit Shqiptar, shkresat që janë dërguar vendit fqinjë në mbështetje të kompanisë greke të Anastasios Petropulos, për njohjen e kësaj kompanie me të njëtin emër “Albania Interlines”, pa nr. protokolli, pa firme dhe pa vulë.

Konkretisht:

Më 17/08/1994, z Feim Godo dhe Artan Batku në emër  të Ministrisë së Transaportit të Shqipërisë me anën e një faksi pa numër protokolli pa firmë dhe pa vullë i kanë dërguar përfaqësuesit të kompanisë greke OSE,( Kompani e Transportit Hekurudhor që kishte të drejtën për dhënies e licensës brenda kufirit të Greqisë) z. K. Androulodakis që administrator i “Albania Interlines” është Anastasios Petropulos.  Ky faks bëhet në një kohë që Roland Llato me vendim të Gjykatës nr.3810 së Shkallës së Parë 5/05/1994, pra tre muaj më parë nga kompania greke  Petropulos që figuron i regjistruar në shoqëri “Albania Interlines” Tirana.( licensë e grekut vetëm për transportin e sendeve shtepiake dhe jo për transportin interurban) Për këtë më pas Ministria e Transportit të Greqisë i ka kërkuar sqarim Ministrisë së Transportit të Shqipërisë e cila po hesht 10 vjet me radhe.

Dy vite më pas më 22/05/1996, Drejtori i transporteve Pajtim Çobani pranë Ministrisë së Transportit me nr.prot. 476/1 dërguar Zyrës së Përgjithshme të Turizmit Interurban K.T.E.L në Janinë konfirmon dhe i kërkon vendit fqinjë të pajisë me leje të posaçme edhe shoqërinë “Albania Interlines”, në mbështetje të zbatimit të Protokollit të mbledhjes Shqiptaro-Greke datë 29 – 31/01/1991. Në vitin 1999 Anastasios Petropulos del në skenë duke kërkuar linjën Athinë-Vlorë-Athinë dhe Athinë-Korçë-Athinë në shkëmbim të 500 mijë dollarëve.

Më 11/08/2005, Lidhet kontrate hua-përdorje midis shqërive Klid Ballkan Interbus sh.p.k ( huadhënësi) me administrator z. Bastri Kastrati dhe “Albania Interlines” Tiranë ( huamarrësi me administrator Roland Llato).

Mbështetur në dokumentat vertëtohet se është kompania e parë në Shqipëri ku pajiset me leje numër një nga ish ministri i  Transportit të Shqipërisë z. Fatos Bitincka më 9/06/1994 me nr. Prot 1194 për transport ndërkombëtar me autobuz për linjën Tiranë – Athinë – Tiranë, dhe me kërkesë Nr. 1195 date 9.06.1994  i është drejtuar në rrugë zyrtare Ambasadës Greke në Tiranë, e cila më pas kjo ambasadë i ështe drejtuar Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe kjo e fundit ë është drejtuar Ministrisë së Transporteve të Greqise me  7/09/1994 me Nr.Prot. 28088/1488.

Ministri i Transporteve Fatos Bitincka me Nr. Prot. 1194 datë 9/6/1994, i është drejtuar në rrugë zyrtare Ministrisë së Transporteve të Greqisë (sipas kërkesës të kësaj ministrie datë 18/02/1994,) që i jep lejen  “INTERTANSPORT” Tirana, ku është zëvëndësuar me firmën “Albania Interlines” Tirana, për linjën Tiranë – Athinë – Tiranë. Ministri i transportit Fatos Bitincka jep leje firmës greke “OSE”, si dhe Albania Interlines –Tirana, që ishte  e vlefshme deri me datë 31/12/1998.

Ministria e Industrisë, Transporteve dhe Tregetisë, bazuar në lejen Nr.1193 datë 9/06/1994 dhënë nga Fatos Biticka, ka rivovuar leje me Nr. 1 date 23.01/1996 me anën e ministres znj. Zuzana Panariti  shoqërisë shqiptare “Albania Interlines”  që ishte e vlefshme deri me 23/01/ 2001

Ministri Lulzim Basham më 10/10/2005 jep licensën me një afat një vjeçar kompanisë “Albania Interlines” me pronar Roland Llato

16 muaj burg pasi bën denoncimin

Burgosja e pronarit të “Albania Interlines” me 16 muaj burg, akuzë e ngritur nga pronari i kompanisë greke Petropulos kalon çdo fantazi. Menjëherë pas denoncimit që kishte bërë në adresë të grekut Anastiasos Petropulos, vjen në mungesë të tij edhe dënimi me 16 muaj burg i pronarit shqiptar. Në këtë dënim një rol negativ luajti edhe përkthimi shumë i keq i Aleksanda Gjonit. Për këtë dënim juristët grekë thonë se drejtësia ka shkelur Kodin Penal, ku nuk duhej të merrte për bazë një përkthim i çfardoshëm dhe jo zyrtar. Rol të rendësishëm luajti edhe shkresa  nr.prot 3043 ku Thimo Plaku drejtor pranë kësaj ministrie , date 4/6/2004 deklaronte zyrtarisht  se nga janari i 1996 pronar i Albania Interlines është Anastas Petropulos, në një kohë që nga ana tjetër kompania shqiptare ishte pajisur me leje deri më 2009.

10 vjet në pritje

20 Korrik 2004 Ministria e Transportit& Komunikacionit të Greqisë me nr.prot C402/oik 43614/3576/04 i ka derguar një kërkese urgjente Ministrisë Transportit të Shqipërisë për një bashkëpunim lidhur me këtë problem, duke i kërkuar:

  • Në të cilin vit z. Roland Llato merr pjesë në shqërinë “Albania Interlines”, ashtu sikundër përmëndet në vendimin me nr. 3810/3 të Gjykatës së shkallës së Parë në tiranë, datë 4/5/2004
  • Nëse “Albania Interlines” kishte marrë leje nga Ministria juaj, përpara vitit 1996, për shfytëzimin e linjës së rregullt të autobuzave Tiranë-Athinë
  • Për çfarë arsye, sipas opinioit tuaj, Vendimi i sipërmëndur i Gjykatës Shqiptare, i referohet dokumentit nr. 1194/9/06/1994 nga ministria e Transportit e vendit tuaj, e cila shoqerohet me leje lëshuar në emër të kompanisë “Albania Interlines” Tirana, një kompani e cila sipas letrës suaj nr. 3043 prot/4/06/2004, është një kompani e ndryshme nga ajo që është në pronësi të z. Roland Llato ( me emër të ngjashëm)
  • Telefax, datë 4/12/1995 nënshkruar nga z. Pajtim Çobani dhe z. Artan Batku
  • Mesazhin teletip, nr.4207MINKOM AB/17/07/1994 prot.nga Min. Trans. Shqip. Nënshkruar nga z.Feim Godo dhe Artan Batku ( Drejtor i Departamentit).

Sekretari i Përgjithshëm

I Golias

10/10/2005 Ish ministri Spartak Poçi me anën e një dokumenti nr.prot.17/1 i ka kërkuar Ministrisë së Transportit të Greqisë që kompania “Albania Interlines” të mos bashkëpunojë me O.S.E (Drejtoria e Transportit Hekurudhor të Greqisë)