Tahiri: Kanabisi nuk është mënyra për të luftuar varfërinë, papunesinë, pabarazinë e padrejtësinë.

Aktualitet

reagon ministri tahiri

Armiku ynë nuk është vetëm kanabisi, por mbi të gjitha varfëria, papunësia, pabarazia dhe padrejtësia.

Ka reaguar në rrjetin social të facebook-ut ministri i Rendit Sajmir Tahiri, pas publikimit të disa fotove të ish kryeministrit Sali Berisha, duke shtuar se: “I kuptoj qytetarët e zonave më të thella të Shqipërisë, që ngasja për të luftuar varfërinë dhe papunësinë i çon te prova për të shkelur ligjin, duke mbjellë disa rrënjë kanabis apo duke punuar në këtë sipërmarrje të paligjshme.

Nuk i quaj kolumbian e trafikant siç bën opozita. Për mua janë qytetarë me 1.000 halle mbi shpinë, e me nxitimin të madh për të mos pritur më derisa të zgjidhen.

Por i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar varfërinë, papunesine, pabarazine e padrejtesine.

Sepse trafikantët e vërtetë për t’u gjykuar, janë ata që kanë qënë në qeveri e pushtet, e që në 20 vitet e shkuara, kanë gënjyer shqiptarët vazhdimisht, duke u fryrë vetë e duke përfituar nga varfëria që mbillnin në shtëpiat tona.

Por nuk kuptoj shfrytëzuesit, trafikuesit dhe ata që ua shesin fëmijëve në rrugët e shkollat e Shqipërisë dhe të botës.

Ashtu siç nuk kuptoj intelektualin, politikanin, gazetarin apo këdo që mëndja e mbrapshtë e këtyre kohëve i ka ka cuar në ngasjen për ti rënë bilbilit të legalizimit, duke e bërë më të lehtë nxitjen e qytetarëve nëpër Shqipëri për të menduar se zgjidhja vjen nëpërmjet kësaj ekonomie të paligjshme.

Ata janë armiqtë tanë të përbashkët. Sot edhe nesër.

Nuk e harroj 24 majin e vitit 2010 kur Lulëzim Basha, asokohe Ministër i Brendshëm, falenderonte Dasho Alikon, kryetarin e Komunës Lazarat dhe lazaratësit që i kishte mbledhur Dasho, për kontributin e tyre në luftën kundër kanabisit. Dhe pse Lazarati ishte turpi botëror i Shqipërisë.

Unë nuk kam kaq shumë kurajo të tallem kaq keq me detyrën e as të tallem me Shqiptarët.

Por zgjedh të falenderoj çdo grua e çdo burrë, të rinj e të reja, që shërbejnë në Policinë e Shtetit me sakrificë e vetmohim të pashëmbullt.

Meqe doli dhe gënjeshtra më e fundit por jo më e trasha, Bes Kallaku, Erion Isai taksirat, nuk guxon robi të nxjerrë foto thasësh në FB se t’i vjedh Saliu për ushqim të qytetarit dixhital, por më keni një borxh se me gallatat tuaja po ngarkon drogë në kurrizin tim Saliu”, përfundon ministri