Deklaratat e forta të Presidentit të Republikës, Bujari Nishani mbrëmë në emisionin “Të PaEkspozuarit” të Ylli Rakipit se kishte një dosje në Ministrinë e Brendshme me oficerë policie të lidhur me krimin, ministri Saimir Tahiri iu përgjigj në rrjetet sociale, duke theksuar se kreu i Shtetit është një ushtar i bindur i Sali Berishës.
Tahiri e vuri në dyshim që të kishte një dosje me oficer policie të lidhur me krimin në zyrën e tij, por në mesazhin e publikuar në Facebook nuk e mohon plotësisht këtë fakt.
Tahiri: Aspak habi që thirrjes se Berishës për mobilizim e armatosje popullore, iu përgjigj ushtari me i bindur. Presidenti ditka dosjet qe kam unë mbi tavoline. I përgjuari qe as tha e as denoncoi kush e përgjonte, ditka dosjet qe kam unë mbi tavolinë.
Ne 2 vjet, mbi 2.000 police ne procedim disiplinor e penal për korrupsion, shumicën prej tyre ish Ministri i Brendshëm sot President, i mbante ne detyre. Policia e Shtetit sot ne krye të detyrës, si kurrë më parë. Policia, institucioni me i besuar nga qytetaret. Presidenti…ne rresht pas SHQUP-it.