Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e qarqeve në Partinë Socialiste.
Mësohet se në përfundim të takimit u është komunikuar shkarkimi katër ministrave të qeverisë. Njëri prej të shkarkuarve është ministri Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërkohë që emrat e tjerë janë Bledi Çuçi, Blendi Klosi dhe Ilir Beqaj.
(10:52)
Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS-së Edi Rama ka nisur në orën 10:30 mbledhjen me 12 koordinatorët politikë të kësaj partie.
Në mesin e koordinatorëve janë edhe 8 ministra, mes të cilëve edhe Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm cili pritet të largohet nga posti në fjalë.
Koordinatorët e pranishëm në mbledhje:
Saimir Tahiri (ministër) – Tiranë
Gramoz Ruçi – Fier
Taulant Balla – Elbasan
Vangjush Dako – Durrës
Damian Gjiknuri (ministër) – Vlorë
Niko Peleshi, (ministër) – Korçë
Ditmir Bushati (ministër) – Shkodër
Blendi Klosi, (ministër) – Berat
Lindita Nikolla (ministër) – Lezhë
Mimi Kodheli (ministër) – Dibër
Bledi Çuçi (ministër) – Gjirokastër
Ilir Beqja (ministër) – Kukës