TAKIMI PUTIN -ERDOGAN ME 4 SHTATOR

Bota

Takimi do të diskutojë kryesisht eksportet e grurit nëpërmjet Detit të Zi

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të hënën në vendpushimin rus të Soçit në Detin e Zi, tha sot Kremlini.

Dy burime turke i thanë Reuters dje, të enjten, se takimi do të diskutojë kryesisht eksportet e grurit nëpërmjet Detit të Zi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të enjten se ai i kishte dërguar Rusisë “propozime të prekshme” për të ringjallur një marrëveshje që lejonte drithërat ukrainase të eksportoheshin në mënyrë të sigurtë përmes Detit të Zi, ku Rusia kontrollon rrugët detare të Ukrainës.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja në korrik — një vit pasi ajo u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia — duke u ankuar se sanksionet ekonomike perëndimore bllokojnë eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave në kundërshtim me një memorandum paralel dhe duke thënë se ato nuk u drejtohen vendeve që ata kanë nevojë për shumë grurë ukrainas.