Teleskopi më i madh në botë drejt përfundimit, do të merret me çështje astronomike

Shkencë

Teleskopi ESO-s (ELT) është një teleskop me bazë tokësore që do të ketë një pasqyrë kryesore 39 metra dhe do të jetë teleskopi më i madh në botë për dritën e dukshme dhe ato infra të kuqe.

Ndërtimi i këtij projekti po përparon me ritme të shpehta, ndërsa ka shkuar drejt përfundimit.

Teleskopi ndodhet në majë të Cerro Armazones në shkretëtirën Atacama të Kilit, ku inxhinierët dhe punëtorët e ndërtimit aktualisht po montojnë strukturën e kupolës së teleskopit.

Pasqyrat e teleskopit dhe komponentëve të tjerë janë ndërtuar nga kompani në Evropë.

ELT i ESO-s do të ketë një dizajn optik pionier me pesë pasqyra, duke përfshirë një pasqyrë kryesore gjigante (M1) të përbërë nga 798 segmente gjashtëkëndore.

ELT po përparon mirë në të gjitha frontet. Kjo përfshin jo vetëm sistemin e kontrollit dhe pajisjet e nevojshme për montimin dhe funksionimin e teleskopit, por edhe të gjitha sistemet e tjera të nevojshme për përfundimin e tij.

Teleskopi i ri i ESO-s pritet të fillojë aktivitetet e vëzhgimit në vitin 2028.

ELT e ESO-s do të merret me çështje astronomike me rëndësi të madhe si: a ekzistojmë të vetëm në univers? A zbatohen ligjet e fizikës për të gjithë universin? Si lindi yjet dhe galaktikat e para? Do të revolucionarizojë të kuptuarit tonë për universin dhe do të na bëjë të marrim parasysh vendin tonë në kozmos gjithashtu.