Focus News / Edhe një televizion i ri në Shqipëri, një televizion me gazetarë të njohur që pritet të dalë në fund të muajit. Tashmë do të jetë ”Fax News” është televizioni më i ri informativ që pritet të nisë transmetimet nga ora në orë, në një kohë që shumë gazetarë të njohur të ekraneve shqiptare i janë bashkuar këtij ekrani energjik.
Televizioni Fax News cili del në momentin dhe kohën më të përshtatshëm që ka nevojë shoqëria për një mjet informimi të pavarur politikisht. Mesazhi i gazetarëve në spotin e hedhur pak dite më parë është i qartë se e “verteta është e hidhur” , “ndoshta nuk do të jetë e bukur po do të jetë e vertetë”
”Fax News”, me drejtor ekzekutiv Enton Abilekaj, i cili vjen në pas një suksesi si drejtues në TV News 24 dhe drejtor informacioni Bledian Kokën, ka firmosur tashmë kontratën edhe me Brikena Priftin, e cila ka lënë ”Channel One”. Përveç saj, projektit i janë bashkuar edhe spikeret e njohura Deni Turhani dhe Armela Ferko që ka lënë ”News24”, njësoj si Bledian Koka. Po kështu te ”Fax News” do të angazhohet edhe gazetarja e njohur e showbizz-it Adela Xhamani. Surpriza do të ketë edhe për sa i përket programit sportiv etj.
Për dossierin do të kujdeset Fatos Velia, ndërsa ende priten detaje të tjera nga televizioni.
Sipas burimeve në fund të muajit shtator do të nis transmeti i gjigandit mediatik Fax News, i cili ka për qëllim informimin e mbarshqiptarëve kudo ndodhen, në Shqipëri dhe gjithë botën, duke u servirur në kohë rekord, me saktësi dhe me profesionalizëm lajmet më të fundit dhe më të rëndësishme të ditës.
Redaksia Focus News uron punë të mbarë dhe suksese në rrugën e vështirë të informimit…