Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Shupal të Zallbastarit. Nga hetimet e deritanishme thuhnet se, “drejtuesi i mjetit furgon i markës “Mercedes Benz”, shtetasi S. F., ka parkuar mjetin në anë të rrugës por pa e siguruar në kushtet e parkimit, e për pasojë mjeti ka filluar lëvizjen e lirë.
Gjithashtu thuhet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë mjetin por si pasojë e shpejtësisë së fituar makina ka rënë në një lartësi rreth 10 metra duke e marrë me vete shoferin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor edhe ekspertët autoteknik po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.